Futboll Sport

NË VERË ELIMINOI LAÇIN/ Tashmë PSG-në. Solskjaer si në përrallë

Një përrallë e bukur duket të jetë ajo e trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez i mori “djajtë e kuq” në mënyrë të papritur, kur Jose Mourinho u shkarkua pas dështimeve.

Ndryshimi i rezultateve do të vinte në mënyrë të menjëhershme, pasi Manchester United do të merrte disa fitore radhazi në kampionat.

Por disi zhgënjimi fillestar me Solskjaer ishte në takimin e parë ndaj PSG-së, me francezët që fituan me shifrat 0-2 në Angli.

Kur PSG mendoi se fundi i historisë kishte ardhur, aty ishte edhe gabimi më i rëndë.

Kjo pasi Manchester United bëri çmendurinë në mbrëmjen e djeshme, duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj PSG-së.

Tashmë janë “djajtë e kuq” ata që shkojnë më tej, ndërsa një histori interesante është për trajnerin Solskjaer.

Në muajin gusht të vitit të shkuar, pikërisht i njëjti teknik do i ndalte hovin Laçit në Europë, pasi i eliminoi me skuadrën e Moldes.

Me rezultatin e përgjithshëm 5-0, Solskjaer do i ndalte ëndrrën ekipit shqiptar, që më parë kishte eliminuar Anorthios.

Nga vera e 2018-ës, tashmë në pranverën e 2019-ës, për Solskjaer ka ndodhur një ndryshim që as vetë nuk do ta besonte, nga eliminimi që i bëri Laçit, në eliminimin e PSG-së.

 

Related posts

ICARDI DUKET SE E KA BËRË ZGJEDHJEN/ Po kërkon për shtëpi në këtë zonë të Italisë

Delo.autor

“MË I MIRI NË BOTË”/ Lampard zbulon kundërshtarin që i ka sjellë vështirësi gjatë përballjes

Delo.autor

LEGJENDA E MILANIT FLET PËR BASHKËKOMBASIN E TIJ/ Kaka nuk ka dyshime: Ai do të shkruajë historinë…

Delo.autor

Leave a Comment