Futboll Seria A Sport

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA ICARDI”/ Takimi i yllit me Marotta-n i jep fund makthit, ja kur rikthehet

Është kapitulli i dytë i përballjes Beppe Marotta-Mauro Icardi. Referuar raportimeve të ANSA, dita e premte ka rezervuar një takim tjetër mes administratorit të deleguar të Inter dhe përfaqësuesve të sulmuesit argjentinas, i udhëhequr nga drejtuesi ligjor, Paolo Nicoletti, pasi më parë mes të dyve kishte patur një kontakt telefonik në mëngjes.

Sipas aludimeve, situata është në rrugë përmirësimi dhe mes palëve ka optimizëm, ndonëse gjithçka po trajtohet me qetësi. Vullneti i përbashkët është që këto dy muaj e gjysmë të fundit deri në përfundim të sezonit të menaxhohen me qetësi, për t’i dhënë fund makthit.

Nuk ka ende afate për rikthimin e Icardit në skuadër, në pritje të një tjetër takimi për të mbyllur përfundimisht këtë çështje. Ndërkohë, sulmuesi argjentinas edhe të premten është stërvitur individualisht, duke eliminuar çdo shans të prezencës së tij në ndeshjen e ardhshme të zikaltërve ndaj Spal.

Related posts

“GOAL BRASIL”: “Air Albania”, një nga stadiumet më të bukur në Evropë!

F.autor

Mundi Bayern-in në finale, tani kërkon të bashkohet me Kovac

Sadik.Autor

PRITET ZYRTARIZIMI I MESSIT/ Neymar ia ofroi numrin 10-të, “Pleshti” i përgjigjet menjëherë për gjestin

Delo.autor

Leave a Comment