Futboll Seria A Sport

TË PAZËVENDËSUESHËM/ Thesar më vete për Milan-in, pesë lojtarë vlejnë 85 milionë euro më shumë

Davide Kalabria është surpriza e Milanit për këtë sezon. Prodhim i akademisë, ai po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, teksa vetëm pak kohë më parë lëkundej mes stolit dhe dëshirë së drejtuesve për ta shitur.

Fat i ngjashëm me atë të Frenk Kesit i cili sfilitej në fushë pa bindur askënd. Më pas ishte Selemekers që ankohej se nuk kuptonte gjuhën dhe Benaser i cili koleksiononte më shumë kartonë të verdhë sesa pasime.

Atyre u shtojmë edhe Leaon që së bashku me katër kolegët përbën një grup që po shkëlqen si kurrë më parë. E teksa Pioli po i shijon, klubi fërkon duart pasi secili nga lojtarët ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit.

SHIGJETA DJATHTAS – Përveç çmimit në merkato, në rastin e Davide Kalabrias, vlejnë edhe fjalët e Roberto Mançinit që po mendon ta marrë në Europian. Me paraqitjet e tij, mbrojtësi “largoi” mikun Konti nga Milani, por përveç të djathtës së mbrojtës, 24-vjeçari që vlen 20 milionë euro, ka treguar personalitet edhe kur u përdor në mesfushë nga Pioli me golin ndaj Juves që mbetet qershia mbi tortë. Ndaj bardhezinjve erdhi edhe humbja e parë në kampionat, por për shumë specialistë, shkaku ishte mungesa e Selemekersit.

Që kur ka zbarkuar te Milani, nuk ka provuar kurrë shijen e humbjes dhe përveçse fatsjellës, nga Pioli konsiderohet një xholi i mirëfillitë. Në raportin cilësi-çmim, Selemekers nga 7 milionë eurot fillestare, tashmë e ka dyfishuar vlerën.

MË NË FUND LEAO – Ndaj Bolonjës, Rafael Leao bëri për herë të parë edhe “10-shin” sepse trajneri nuk kishte as Çalhanoglunë e as Diazin. Premierë cilësore për portugezin që i kënaqi të gjithë. Më në fund, në klub kanë një pamje të qartë taktike të sulmuesit të ardhur nga Lila. Më pak pushime e më tepër cilësi nga ai që në fillim të sezonit vlente 24 milionë euro e tashmë kushton të paktën 30.

TË PAZËVENDËSUESHËM – Ashtu si belgu, edhe Ismael Benaser ka ditur të rrisë koston e kartonit të tij. I blerë 16 milionë euro, ai ka një klauzolë 50-milioneuroshe, e cila mund të shfrytëzohet nga klubet e interesuara që në verën e këtij viti.

Ideal për 4-2-3- 1-shin e Piolit, algjeriani ka ndihmuar edhe Kesin që më në fund të shkëlqejë. Për afrikanin u shpenzuan 26 milionë euro në vitin 2017, ndërsa tashmë klubi e vlerëson të paktën 40 milionë euro atë që nga të gjithë konsiderohet si “njeriu i ekuilibrave” kuqezinj. Me shtatë gola sezonalë, Kesi është vlera e shtuar për ekipin dhe arkat e “Djallit” që mund të llogarisin një shtesë prej 85 milionë eurosh.

Related posts

SHQETËSIMET E PARA TEK PARTIZANI/ Ja pse e pësoi mesfushori i “Demave” pas ardhjes nga Amerika

Delo.autor

“NUK TREGUAM IDENË TONË PËR LOJËN”/ Flet Conte pas barazimit: Slavia Praga më shtangu sepse…

Delo.autor

NISIN LARGIMET NGA “CAMP NOU”/ Barcelona mbush arkat me 20 milionë euro për dy shitje, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment