Futboll La Liga Sport

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Luis Suarez feston si një holandez i vërtetë, ja mesazhi

Ajax mahniti krejt botën e futbollit të martën në mbrëmje, teksa fitoi 4-1 në “Santiago Bernabeu”. Gjigantët holandezë u ngritën mbi disavantazhin 2-1 në shtëpi, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, dhe u kualifikuan në çerekfinale të këtij kompeticioni.

“Viktima” e tyre ishin vetë kampionët europianë në fuqi, në tri edicionet e kaluara radhazi. Mediat europiane kanë vlerësuar me “notën 10” Ajax, për paraqitjen e bërë, ndërkohë që nuk ka munguar edhe “fërkimi i duarve” të klubeve të tjera, që i shihnin “Los Blancos” si pengesë madhore në rrugën drejt fitimit të Champions-it.

Brenda Spanjës, patjetër që më të lumturit kanë mbetur katalanasit, “armiqtë” historikë të Real Madridit. Si pjesë e Barcelonës, Luis Suarez ka pasur më tepër motive për t’iu gëzuar suksesit të ish-skuadrës së tij. Ai thotë se mbetet një fans i Ajax, çka e konfirmon përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Sulmuesi uruguajan luajti për skuadrën e njohur të Amsterdamit, pasi u largua nga Groningen, ndaj vazhdon të ruajë ndjenja të forta për të. “Urime, kam qenë gjithmonë një tifoz i Ajax”, – ishte mesazhi i postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ PSG ul pretendimet, merr një mesfushor “low cost” nga Premier League

Delo.autor

Skedina Europa League, ja si dalin këto 6 ndeshje sot

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment