Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-BYLIS/ Një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Tirana do të presë në stadiumin “Selman Stërnasi” Bylisin ditën e sotme, një ndeshje ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren.

Bardheblutë e drejtuar nga Egbo vijnë në këtë ndeshje me moralin e lartë, teksa në tre ndeshjet e fundit të kampionatit kanë grumbulluar po kaq fitore. Gjithashtu edhe ballshiotët kanë treguar paraqitje shumë të mira këtë sezon, teksa ndodhen në vendin e dytë.

Bylisi kërkon të përfitojë nga ndalesa e Kukësit ditën e sotme, dhe fitorja do ta çonte ekipin e Dovedan në vendin e parë me 33 pikë. Tirana gjithashtu kërkon fitoren, pasi kjo do i çonte në vendin e dytë, dhe do të ishin aty në luftë për titullin kampion, i cili është edhe objektivi I kryeqytetasve.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Celhaka, Torasa, Kobinah, Kale, Ngo. TrajnerEmanuel Egbo.

bandicam 2020-01-22 16-40-18-568

Bylisi: Hidi, Janku, Goxhaj, Ndepe, Murataj, Mëllugja, Bajramaj, Hadroj, Ndreca, Peposhi, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

bandicam 2020-01-22 16-40-50-710

Related posts

TOLERIM APO GJEST AMATORESK/ Gabimi trashanik prodhon AUTOGOLIN më qesharak (VIDEO)

Isa.Autor

REAGON BOTA E FUTBOLLIT/ Griezmann bën shkrimin prekës për “Notre Dame”: Do të kthehesh përsëri…

Delo.autor

Napoli në kërkim të një mbrojtësi, ‘piketohet’ ish futbollisti i Milan

Q.Autor

Leave a Comment