Futboll Premier League Sport

KLUBI REFUZON TA SHESË LOJTARIN/ Ylli i Chelseat “shpërthen”: Situata ime është e vështirë, nuk mund të…

Andreas Christensen pretendon se Chelsea po refuzon të shesë lojtarët e tij këtë verë pasi klubi rrezikon pezullimin e transferimeve.

Në shkurt, FIFA i ka dënuar The Blues me një pezullim transferimesh për merkaton e verës dhe atë të dimrit të ardhshëm pasi janë shpallur fajtorë për 29 incidente ku kanë thyer rregullat e blerjeve të lojtarëve nën moshën 18 vjeç.

Chelsea po mundohet të apelojë, por FIFA nuk kërkon ta heqë provizorisht pezullimin dhe situata mbetet akoma e paqartë. Christensen, i cili ka kohë që kërkon të largohet në mënyrë që të luajë më tepër, është si i zënë në kurth te Chelsea.

“Mesazhet që na kanë ardhur thonë se Chelsea nuk mund të apelojë dhe prandaj kërkon t’i mbajë lojtarët,” shprehet danezi 22-vjeçar.

“Situata ime është e vështirë të pranohet.” Christensen nuk është përdorur thuajse fare nga trajneri Maurizio Sarri këtë sezon, por ka bërë 10 paraqitje në Europa League.

Related posts

Tri skuadra, që mund të shpallen kampione këtë fundjavë

Sadik.Autor

Mancini: Mendoj për Botërorin ‘Qatar 2022. Balotelli është lider!

Sadik.Autor

Capello: VAR-i përmirësohet me vendosjen e një trajneri pranë zyrtarëve në kabinë

Q.Autor

Leave a Comment