Futboll La Liga Sport

LARGOHET NGA STOLI I REAL MARDIDIT/ Solari boshatis zyrën e tij dhe “ofendohet”, ja çfarë i bëjnë lojtarërt

Një ditë e zymtë për Santiago Solarin ajo e sotmja në Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madridit. Disa futbollistë janë paraqitur të kryer seancat e fizioterapisë dhe masazheve, pas ndeshjes së ditës së dielë, ku fituan me Real Valladolid. Trajneri ka nisur të boshatisë zyrën e tij, pasi vendimi për ta shkarkuar është marrë. Sipas asaj që është shkruar në Spanjë, Solarit i është dhënë mundësia të rikthehet te ekipi i të rinjve, por ai nuk ka pranuar, pasi do të ishte ulje.

Veç kësaj, disa futbollistë as nuk e kanë përshëndetur, duke qenë se ambjenti nuk ishte aspak paqësor. Menjëherë, Solari i është drejtuar makinës së tij, pasi ka marrë disa sende personale, dhe është zhdukur. Komunikimi zyrtar nuk i ka mbërritur, por mesazhi i shkarkimit po.

Related posts

Jashtë “Top 5” më të paguarve në botë, ja shkaku i “kryengritjes” së Ronaldos

Q.Autor

MILAN NUK GJEN QETËSI/ Sulmuesi Rebiç lëndohet keq dhe lë menjëherë fushën

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ GENOA-S/ Trajneri Pirlo: Jemi duke e përmirësuar, kjo na lejon të jemi gjithmonë agresivë dhe…

Delo.autor

Leave a Comment