Futboll Sport

ZYRTARE/ UEFA vendos Gjermaninë “mikpritëse” të Kampionatit Evropian 2024

Gjermania e ka fituar të drejtën për ta organizuar Kampionatin Evropian më 2024, duke e mundur Turqinë në garë për ofertën më të mirë për të qenë nikoqire e kësaj ngjarjeje të madhe të futbollit evropian.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s votoi të enjten në favor të Gjermanisë, duke ia besuar organizimin e EURO 2024, transmeton Express.

Vendimi u mor nga 19 anëtaret e këshillit të UEFA-s. Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, dhe zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Servet Yardimci, nuk morën pjesë në vendim.

Gjermania kishte qenë favorite për ta fituar këtë të drejtë edhe më parë për shkak se ka organizuar gara të tilla edhe më herët në historinë e saj dhe i kishte plotësuar më shumë kritere se sa Turqia.

Gjermania e kishte organizuar turneun e Kupës së Botës në vitin 2006, por asnjëherë nuk kishte qenë nikoqire e Kampionatit Evropian si shtet i bashkuar. Ndërsa, në vitin 1988, Gjermania Perëndimore e kishte mbajtur këtë kampionat.

Ndeshjet do të luhen në mbi 10 stadiume, të cilat kanë ulëse për gjithsej 2.78 milionë spektatorë, 290 mijë më shumë se Turqia. Kjo infrastrukturë e zhvilluar i dha Gjermanisë avantazhin kundër Turqisë.

Megjithatë edhe Turqia kishte shpresuar se mund ta fitonte këtë garë, për shkak të stadiumeve të reja që janë ndërtuar dhe tifozëve të flaktë të futbollit. Megjithatë, oferta e tyre nuk u pranua nga UEFA për shkak të problemeve ekonomike, si dhe për shkak të ankesave kundër presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia kishte aplikuar edhe për organizimin e Kampionatit Evropian në vitin 2008, 2012 dhe 2016, por kishte qenë e pasuksesshme në të gjitha këto raste. Ndërsa, kampionati i vitit 2020 do të zhvillohet në gjithsej 12 shtete, me rastin e 60-vjetorit të këtij turneu.

Related posts

Hysaj gjithmonë e më larg Italisë/ Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Chelsea e Atletico në gjurmët e yllit të Sportingut

Sadik.Autor

DËSHTOJNË “GALAKTIKËT”/ Manchester City i jep “leksion” madrilenëve dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment