Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS NGA SPANJA/ CR7 i kërkon drejtuesve të Juventusit të blejnë yllin e “Los Blancos”…

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të Juventusit që të blejnë Rapahel Varane. Ky është lajmi i publikuar nga e përditshmja spanjolle “Sport”.

Portugezi, i vetëdijshëm për dëshirën e francezit për t’u larguar nga Madridi sezonin e ardhshëm, i ka kërkuar bardhezinjve që të vihen në lëvizje.

Gjithsesi, “Zonja” nuk do ta ketë aspak të lehtë për të siguruar qendërmbrojtësin francez, për të cilin do të duhet të shpenzojë rreth 90 milionë euro.

Gjithçka do të varet nga e ardhmja e Mtthijs de Ligt, i cili është edhe objektivi i parë i bardhezinjve për merkaton e verës së ardhshme.

Related posts

Juventus, Chiellini gati të nënshkruajë kontratën e re

Q.Autor

Vajushi e mbyll me Avellinon, por mbetet në Serinë B

Sadik.Autor

“BËRA GJITHÇKA QË MUNDA…”/ Hajdutët i hynë në banesë dhe e grabitën, partnerja e ylli të Milanit: Ishte makth

F.autor

Leave a Comment