Futboll Kombëtarja Sport

E FUNDIT/ Zbulohen ndryshimet e kombëtares para ndeshjes me Andorrrën, ja formacionet

Do të startojë në orën 20:45, sfida e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”, mes Andorrës dhe Shqipërisë. Pas disfatës në shtëpi ndaj Turqisë, kuqezinjtë e drejtuar nga dyshja Bulku-Mema, do të kërkojnë triumfin e parë në këto kualifikuese, duke lënë pas zhgënjimin.

Për sa u përket precedentëve të mëparshëm, mes tyre dy ekipet kanë luajtur 3 herë: 2 fitore për Shqipërinë dhe 1 fitore për Andorrën. Shqipëria ka fituar 3- 0 dhe 1-0, ndërsa ka humbur 0- 2.

Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijë këtë edicion në ndeshjet eliminatore. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në institucionin e futbollit, se ka qenë vetë presidenti Armand Duka, i cili në një bisedë me futbollistët ka konfirmuar planin.

Për sa i përket formacionit zyrtar, trajnerët Bulku-Mema, kanë preferuar të bëjnë disa ndryshime në krahasim me sfidën ndaj Turqisë. Ndryshe nga përballja e parë, në këtë takim do të startojnë nga minuta e parë, Aliji, Kaçe, Basha, Grezda dhe Sadiku, të cilët nuk u preferuan në formacionin titullar nga trajneri Panuçi në sfidën ndaj turqve.

ANDORRË-SHQIPËRI ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. Trajner: Koldo Alvarez.

Related posts

FOTO/ Milan-Lazio, formacionet zyrtare. Strakosha shpreson të thyejë tersin e ‘San Siro’-s

Q.Autor

Manchester City shënon golin e tret ndaj Tottenhamit dhe pranë shpalljes kampion në Premier League

Sadik.Autor

NJIHET PËR FORMAT BOMBASTIKE/ Ish-e dashura e Lautaro Martinez nuk përmbahet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment