Futboll Kombëtarja Sport

LIVE/ Andorrë-Shqipëri, Goli i Sadikut. Kombëtarja dhuron spektakël në pjesën e parë

LIVE| ANDORRË-SHQIPËRI 0-1

Sadiku 21′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsinë e 20-metrave. Kaçe gjuan me të djathtën, por topi shkon mbi traversë.

40′ Uzuni provon të depërtojë nga e djathta, por ndalet në momentin e fundit nga mbrojtësit e Andorrës.

34′ Tjetër aksion i rrezikshëm në zonën e Andorrës, Sadiku për pak sa nuk shënon golin e dytë.

33′ Pranë golit të dytë Shqipëria. E pabesueshme çfarë ka humbur Xhaka me portën e boshatisur nga shumë pranë vijës fatale. Me fat Andorra në këto minuta.

30′ Një tjetër aksion i rrezikshëm i Shqipërisë. Xhaka lëshon një predhë nga goditja e dënimit, grushton në vështirësi portieri Gomes.

27′ Drithërima në portën e Berishës, Klemente provon me një goditje fluturimthi nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën.

26′ Andorra provon të rrezikojë me një goditje nga këndi, por Uzuni largon topin me kokë duke sfumuar një mundësi të vendasve.

21′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Armando Sadiku kalon në avantazh skuadrën e Bulkut pas një gafe të portierit kundërshtar. Kurrsesi nuk mund të gabonte bomberi i Kombëtares, i cili me portën e boshatisur e ka dërguar topin në rrjetë. 19′ Rrëmujë në zonën e Andorrës, nuk arrijnë të përfitojnë lojtarët e Kombëtares, portieri vendas largon topin në këndore.

15′ Shqipëria hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, vendasit provojnë të ulin rritmin e lojës me faulla të shumtë.

10′ Aliji harkon një top të rrezikshëm nga e majta, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit vendas.

6′ Lima ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

2′ Shqipërisë i mohohet një 11-metërsh i pastër pas ndërhyrjes së gabuar të futbollistëve vendas ndaj Grezdës, por gjyqtari vazhdon lojën.

1′ Start fantastik i Shqipërisë. Grezda depërton bukur nga e majta, harkon një top të rrezikshëm për Uzunin, i cili godet bukur, por topi stampohet në traversë.

1′ Ka startuar sfida, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

E PABESUESHME/ Një SHQIPTAR në formacionin më të KEQ të historisë së Botërorit

Isa.Autor

TRONDIT ME DEKLARATËN E TIJ NË NJË DOKUMENTAR/ Legjenda Pele: Kam pasur aq shumë afera dashurie, saqë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona vihet në lëvizje për SUPER LOJTARIN që po çmend Italinë

Isa.Autor

Leave a Comment