Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS MBLEDHJES SË LIGËS PROFESIONISTE/ Edvin Libohova: Duhet gjetur gjuha e përbashkët, rrezikohet…

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova pas mbledhjes është shprehur se do të pritet që varianti zyrtar i sponsorizimeve të publikohet nga qeveria, dhe më pas do të mbahet një qëndrim nëse ky variant përputhet me objektivat tona. Ndërkohë, në prononcimin për Supersport, Libohova shtoi se beson se do të gjehet marrëveshja pasi në të kundërt rrezikohet shtyrja e kampionatit.

“Ne do të presim që varianti zyrtar i ndryshimeve ligjore lidhur me sponsorizimet edhe me paketën tjetër që lidhet me të ardhurat personale, me TVSH të publikohet nga qeveria dhe më pas do të mbajmë qëndrimin tonë nëse ky variant i dalë nga qeveria përputhet me propozimet dhe objektivat tona. Në të kundërt do të vazhdojmë të luftojmë për miratimin e asaj që duhet deri në masa të tjera, lidhur me zhvillimin e kampionatit.

Ndoshta, mund të rrezikohet edhe shtyrja e kampionatit. Por, unë besoj që ne do ta gjejmë gjuhën dhe qeveria do të na ndihmojë për të miratuar atë paketë ligjore e cila i shërben  jo thjesht futbollit, por i shërben zhvillimit të sportit në Shqipëri dhe të ardhmes së tij. Jemi në një moment dinamik, do të presim shpalljen e variantit të qeverisë, të shohim sa janë plotësuar kërkesat tona dhe pastaj edhe ne do të marrim hapat tona.

Liga do të përfaqësohet në komisionin e disiplinës me dy persona, në komisionin e përcaktimit të arbitrave, vëzhguesve, në komisionin e meritave dhe vlerësimit me nga një person. Ndërkohë, po përgatitemi edhe për një listë delegatësh, të cilët do t’i propozojmë te Federata, pasi dihet numri i delegatëve do të plotësohet nga Federata. Pritet të ketë edhe një trajnim të specializuar nga të deleguar të UEFA-s, të cilët pas trajnimit do të testohen”, tha Libohova

Related posts

LIVERPOOL NUK KA BËR GODITJE TË MËDHA NË MERKATO/ Klopp shpjegon: Nuk ka kuptim që të shpenzosh, sepse…

Delo.autor

GAFË EPIKE/ Klubi turk prezanton sulmuesin e gabuar

Delo.autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Zhbllokohen sfidat. PSV shokon Totenhemin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment