Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Shpërthen festa në Gjirokastër, Dunga kalon në avantazh vendasit

LIVE| LUFTËTARI-SKËNDERBEU 1-0

 

KOMENTI LIVE: 

88′ GOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Zhbllokohet sfida në Gjirokastër. Sulmuesi Dunga kalon në avantazh vendasit. 

83′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Xhekson, vendin e tij e zë Neziri.

74′ Pranë golit Skënderbeu. Shtylla i mohon golin Dejvi Bregut. Vlonjati provon me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, por për fatin e keq të tij, topi është stampuar në shtyllën e majtë pingule.

70′ Krasniqi fiton një duel force me Hoxhën, por në tentativë për të shmangur Kocionis, e lëshon topin më shumë se sa duhet, duke ia dorëzuar portierit Ruçi.

65′ Ovacione në stadiumin e Gjirokastrës. Orges Shehi hedh në fushë Dejvi Bregun, i cili merr vendin e Oto Xhonit.

61′ Gjirokastritët provojnë të surprizojnë me një skemë nga goditja e dënimit, por kupton gjithçka Kristi Vangjeli, i cili nuk eviton një goditje kokë më kokë me mbrojtësin Rustem Hoxha.

58′ Aleksi depërton bukur nga e djathta dhe harkon një top të rrezikshëm në zonë, por largon Sambou në goditje nga këndi.

57′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Pervan, vendin e tij e zë Krasniqi. Me 2 sulmues në fushë skuadra e Orges Shehit.

55′ Goditje dënimi për Skënderbeun. Harkon Gripshi nga e djathta, por largojnë rrezikun mbrojtësit gjirokastritë.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion.

Related posts

4 HUMBJE NË 6 NDESHJE/ Trajneri Giampaolo rrezikon largimin, ja alternativat e Milan për stolin

Delo.autor

TALENTET PREMTUES/ PSG “dhëmbë për dhëmbë” me Barçën për dyshen De Jong-De Ligt

Isa.Autor

MBAN NUMRIN 12, POR NË “WEMBLEY” FESTOI ME 12/ Mesfushori Pessina: Goli im, si një… pikturë

Delo.autor

Leave a Comment