Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Supergoli i Telushit. “Demat” kalojnë në avantazh (VIDEO)

Poluhet në “Elbasan Arena” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Luftëtarit. Për shkak të dënimit të dhënë nga Disiplina, pas ndeshjes me Flamurtarin, të kuqtë janë të detyruar që ta zhvillojnë këtë takim pa praninë e tifozëve.

Duke qenë se luhet pa tifozë, si dhe në kryeqytet edhe Tirana pret Laçin për Kupë, Partizani e ka zhvendosur në “Elbasan Arena” takimin me gjirokastritët në një orar ku kursehet edhe energjia elektrike.

Partizani vjen në përballjen e sotme pas barazimit në kampionat ndaj Tiranës në derbin. Ndërkohë që Luftëtari u mposht nga Kukësi me rezultatin 3-0, në sfidën e zhvilluar në 2 mars në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë që për të kaluar në çerekfinalen e Kupës, skuadra e Gegës eliminoi Kastriotin, ndërsa Luftëtari Egnatian e Rrogozhinës.

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 1-0

Telushi 42′ 

KOMENTI LIVE:

42′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0. Zhbllokohet sfida, Bruno Telusho gjuan fuqishëm nga jashtë zonës duke zhbllokuar rezultatin.  

37′ Jasani provon me një gjuajtje nga afro 40 metra, topi përfundon jashtë kuadratit.

29′ Açka nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi shënimi.

23′ Açka depërton bukur nga e djathta, pason për Filin në hyrje të zonës, i cili provon me një gjuajtje, por topi bllokohet nga Belica.

17′ Luftëtari kërkon të fitojë terren, duke provuar herë pas here me disa dalje të rrezikshme, por nuk lejojnë hapësira, futbollistët e Partizanit.

15′ Rast i artë shënimi për Partizanin. Pas një gabimi në mbrojtje të Kocionis, Hebaj nuk arritur të përfitojë, duke shpërdoruar një mundësi të pastër.

14′ Trashi lëshon një gjuajte nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Mbyllen 10 minutat e para të sfidës. Mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në portat respektive.

9′ Asani provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndërhyn mjaft bukur Neziri, i cili bllokon topin në këndore.

4′ Bardhi provon të servirë një top të rrezikshëm për Asanin, por i vëmendshëm Hanti që mbyll gjithçka.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Partizani shkelmon topin e parë nga qendra.

Related posts

FITOI NDESHJEN E PARË ME BARCELONËN/ Koeman i prerë: Do ndryshojmë skemë, ndryshe nga…

Delo.autor

MESSI ÇMEND “BERNABEUN”/ Merr më shumë ovacione se Ronaldo në 9 vite (VIDEO)

Isa.Autor

KATAR 2022/ “Dardanët” kërkojnë surprizën ndaj Spanjës, vendos drejtësi arbitri që ka gjykuar Partizanin

Delo.autor

Leave a Comment