Futboll Sport

MORATA GATI TË LËRË JUVENTUSIN PAS SUPERKUPËS ME INTERIN/ Ja objektivat e merkatos bardhezi

Alvaro Morata do të lërë Juventusin brenda muajit janar dhe për këtë klubi bardhezi po mendon për zëvendësuesin ideal. Spanjolli do të lirohet vetëm pasi të luajë ndeshjen e Superkupës së Italisë me Interin dhe më pas rrugët e tyre do të mund të ndahen.

Objektivi numër një i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” është ish-kapiteni i Interit, Mauro Ikardi i cili ndodhet jashtë planeve të PSG-së.

Objektivi i dytë është Xhanluka Skamaka ku ka shkëlqyer me golat dhe paraqitjet e tij këtë sezon me Sasuolon në Serinë A.

Por gjithsesi objektivi i tretë është surprizë ku rishfaqet sërish emri i Luis Suarezit, i cili është gati të lërë Atletikon e Madridit

Related posts

Coutinho njihet me bashkëlojtarët e rinj tek Barcelona (FOTO)

Q.Autor

THEMBRA E MALLKUAR! 46 vite më parë, heroi i United dërgoi në ferr “Djajtë” (VIDEO)

Delo.autor

“UNË DO TË FITOJË DHE TI…”/ Ja fjalët e Ronaldos drejtuar Pepes gjatë ndeshjes Juventus-Porto (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment