Futboll Sport

Nuk përmbahet ish-sulmuesi i MILANIT: “CR7? Të gjithë e duan më të mirin”

S’ka ndeshje me kombëtaren për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Juventus ka vendosur që të mos udhëtojë me Portugalinë në mënyrë të tillë për t’ju dedikuar plotësisht bardhezinjve. Bashkëkombasi i tij dhe sulmuesi i Sevilla, André Silva, ka folur për mungesën e CR7, duke e cilësuar pesë herë fituesin e Topit të Artë si futbollistin më të mirë në botë. “Nuk është hera e parë që luajmë pa Cristiano Ronaldo në kombëtare. Natyrisht që çdo skuadër do të dëshironte të kishte me vete futbollistin më të mirë në botë, por gjithsesi ne jemi mësuar të luajmë edhe pa atë”, deklaroi ish-sulmuesi i Milan.

Luzitanët do të jenë të angazhuar në Ligën e Kombeve, kompeticionin e ri të dedikuar ekipeve përfaqësuese që do të startojë këtë javë. “Duam të fitojmë çdo kompeticion ku garojmë dhe çdo ndeshje. Do të përballemi me Italinë, por më parë do të jetë Kroacia në një ndeshje të rëndësishme kundër nënkampionëve të Botës. Do të japim maksimumin në këtë kompeticion. Unë bomberi i kësaj skuadre? Nuk mendoj për këtë aspekt, por vetëm për të fituar. Duam trofetë për t’i dhënë gëzim popullit tonë. Në kontigjent kemi shumë cilësi dhe të gjithë luftojmë për një vend në skuadër”, vijoi Andre Silva.

Related posts

KATAR 2022/ Publikohen kuotat e basteve, ja sa kuotohet triumfi i Shqipërisë ndaj Hungarisë…

Delo.autor

“EURO 2020/ E pabesueshme, shikoni si Lewandowski godet dy tranversa brenda 1 sekonde (VIDEO)

Delo.autor

PROJEKTI BEFASUES I LORIK CANËS/ Së shpejti kapitenin legjendar do ta shihni…

Isa.Autor

Leave a Comment