Futboll Kombëtarja Ndeshjet Live

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Dirithërima në “Loro Boriçi”. E pabesueshme çfarë humbet Balaj

Ka startuar në orën 20:45, rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Europianit të vitit 2020. Skuadra e Kristian Panuçit do të masë forcën në sfidën ndaj Turqisë të vlefshme për Grupin H të fazës kualifikuese.

Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga Panuçi.

bandicam 2019-03-22 20-50-43-591

Sadiku, Grezda dhe Aliji ndodhen në stol, ndërkohë që trajneri kuqezi ka preferuar, Balajn dhe Balliun nga minuta e parë. Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim, aq më tepër që pas tri ditësh luajnë ndaj kundërshtarit më të dobët dhe janë shanset maksimale për një fitore tjetër.

bandicam 2019-03-22 20-37-16-300

Është momenti që Kristian Panuçi së bashku me lojtarët në fushë të ngjallin po aq emocione dhe frymë besimi ashtu si shfaqen në konferencat e zakonshme për shtyp.

bandicam 2019-03-22 20-44-25-183

Skuadra nuk ka më mungesat e mëparshme, ndërsa Turqia nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer në përfaqësuese një veteran si Emre Belezoglu. Është momenti që Shqipëria të thyejë sërish turqit. Panuçi duhet të bëjë… Skënderbeun.

LIVE| SHQIPËRI-TURQI 0-0

KOMENTI LIVE: 

13′ Provon të rrezikojë Turqia me Çalhanoglu dhe Tosun, por ky i fundit gabon në momentin e fundit duke i dhuruar një rivënie fundore Berishës.

10′ Nisje mjaft e mirë e Shqipërisë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e skuadrës turke.

7′ Balaj provon të shpërthejë në qendër  të zonës, pas një gabimi të mbrojtësit turk, por korrigjojnë gjithçka miqtë.

4′ Rrezikshëm kuqezinjtë. Memushaj kombinon bukur me Uzunin, ky hedh një top të bukur në zonë, por gjyqtari akordon faull në sulm.

3′ Shqipëria e nis në sulm sfidën. Xhaka hedh një harkim të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin të përfitojë Ismajli brenda zonës.

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”. Shqipëria luan topin e parë nga qendra.

Related posts

BALOTELLI REFUZON KALIMIN NË BRAZIL/ “Super Mario” arrin marrëveshjen me skuadrën italiane…

Delo.autor

(FOTO) Vera 2018 rezervon surpriza, njihuni me yjet të cilëve u skadon kontrata

Q.Autor

SERIA A/ Callejon e kalon Napolin në epërsi (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment