Futboll La Liga Sport

NUK NDALEN PROBLEMET/ Zidane merr lajmin e keq para Sevillas, ja ylli që do të mungojë

Trajneri Zinedine Zidane ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër Sevilla. Sulmuesi kryesor Karim Benzema nuk do të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje. Ai nuk luajti në Superkupën e zhvilluar në Arabi për shkak të dëmtimit, ndërsa problemi i tij vijon ta shqetësojë.

Benzema ka ende dhimbje dhe stafi mjekësor nuk do ta rrezikojë për ndeshjen e radhës në kampionat. Zidane ka një tjetër dilemë, pasi francezi është sulmuesi kryesor dhe i rëndësishëm për skemat e tij. Shansi i radhës për sulmuesin Luka Jovic, i cili duhet ta shfrytëzojë.

Reali do të rikthehet në La Liga me moralin lart, pasi ka fituar trofeun e parë të sezonit në Spanjë. Ekipi madrilen po lufton me Barcelonën për fitimin e titullit të munguar. Francezi do të rikthejë titullin kampion në Santiago Bernabeu.

Related posts

E BUJSHME/ Luka Modric pëlqen Serie A, lë të hapur mundësinë e transferimit në Itali

Delo.autor

HIDHET SHORTI/ Partizani kundër kampionëve azerë. Shkëndija me fat…

Delo.autor

Atletico fiton ndaj Levantes, Armando Sadiku luan vetëm 45 minuta

Sadik.Autor

Leave a Comment