Futboll Kombëtarja Ndeshjet Live

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Predha e Çalhanoglu dyfishon shifrat për turqit

Ka startuar në orën 20:45, rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Europianit të vitit 2020. Skuadra e Kristian Panuçit do të masë forcën në sfidën ndaj Turqisë të vlefshme për Grupin H të fazës kualifikuese.

Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga Panuçi.

Sadiku, Grezda dhe Aliji ndodhen në stol, ndërkohë që trajneri kuqezi ka preferuar, Balajn dhe Balliun nga minuta e parë. Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim, aq më tepër që pas tri ditësh luajnë ndaj kundërshtarit më të dobët dhe janë shanset maksimale për një fitore tjetër.

bekim balaj

Është momenti që Kristian Panuçi së bashku me lojtarët në fushë të ngjallin po aq emocione dhe frymë besimi ashtu si shfaqen në konferencat e zakonshme për shtyp.

koreografia tkz

Skuadra nuk ka më mungesat e mëparshme, ndërsa Turqia nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer në përfaqësuese një veteran si Emre Belezoglu. Është momenti që Shqipëria të thyejë sërish turqit. Panuçi duhet të bëjë… Skënderbeun.

ivan balliu shqiperi turqi

LIVE| SHQIPËRI-TURQI 0-2

Jëllmaz 22′, Çalhanogli 55′

KOMENTI LIVE:

55′ GOL TURQIA 0-2/ Çalhanoglu mposht Etrit Berishën me një predhë nga distanca. 

52′ Memushaj kombinon bukur me Xhakën nga e majta, por ky i fundit gabon në krosimin drejt zonës, duke ia dhuruar topin kundërshtarëve.

47′ Barazohet numri i kartonave, Okai ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Xhakës.

46′ Starton pjesa e dytë. Turqia kryen zëvendësimin e parë. Largohet mbrojtësi Gonul, në fushë Çelik.

Related posts

Mirel Josa drejt shkarkimit! Zbulohet emri i shqiptarit që pritet ta zëvendësojë

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Ekipi kroat uron dy prurjet e Rejës: Krenarë dhe të lumtur për ftesat nga Kombëtarët

Delo.autor

“Ringjallet” Kolumbia, James me shokë “fundosin” Poloninë e Lewandowskit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment