Futboll

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi 1-0, përfundon pjesa e parë. Raste shënimi dhe kontestime për gjykimin

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët e Armando Cungut vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi në kampionat ndërkohë korçarët barazuan në sfidën e fundit ndaj Teutës në transfertë.

Të dy trajnerët kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare. Ku nuk mungojnë surprizat. Ajo që bie më së tepërmi në sy është rikthimi i mesfushorit Besar Musolli, i cili është grumbulluar për këtë takim dhe ndodhet në stolin e rezervave.

LIVE| Skënderbeu-Kukësi 1-0

Dita 4′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ E pabesueshme çfarë humbet Kukësi. Teqja jep një asist fantastik për Rrocën, i cili shumë portës ka shpërdoruar një rast të artë shënimi, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

39′ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Pervan provon me një predhë nga distanca, topi shkon shumë pranë trekëndëshit të djathtë të portës së mbrojtur nga Frashëri.

35′ Përballje emocionuese në stadiumin “Skënderbeu”, të dy skuadrat provojnë të shënojnë, duke prodhuar rritëm të jashtëzakonshëm në fushën e lojës.

29’ Mundësi e mirë shënimi për Kukësit, pas një kombinimi mes Çyrbjes dhe Limajt, topi ka shkuar te Ethemi, por ky i fundit është zënë në pozicion jashtë loje.

26′ Momente tensioni në Korçë. Ylli Shameti godet me shpullë në zonë, futbollistin e Skënderbeut Kaba Sambou.

25′ Skënderbeu pretendon për 11-metërsh. Pas krostimit të Gripshit nga e majta, Maliqi prek topin me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Jorgji nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

19′ Rroca ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gripshit, gjyqtari Jorgji e fal, duke mos i dhënë karton.

15′ Minuta mjaft të mira për Skënderbeut që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësit.

11′ Pervan jep një asist fantastik për Krasniqin, por mbyll gjithçka mbrojtësi Teqja.

10′ Kukësi provon të fitojë terren, pas golit të pësuar, por nuk lejojnë hapësira futbollistët e Skënderbeut.

4′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Bruno Dita gjen rrugën e rrjetës. Pas një predhe të Pervan brenda zonës, topi është stampuar në shtyllën e djathtë pingule dhe ka shkuar në këmbët e Ditës, i cili me portën e boshatisur e ka shtyrë në rrjetë duke kaluar në avantazh korçarët. 

1′ Skënderbeu e nis rrezikshëm. Pervan provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, topi përfundon mbi kuadrat.

1′ Ka nisur takimi.

Related posts

JASHTËTOKSORI/ MESSI është “Kumbari” i futbollit, por JO më i miri i vitit 2018

Isa.Autor

HUMBJA NË SUPERKUPË/ Shifrat dëshmojnë dështimin e bujshëm të Higuain

Delo.autor

“MESSI E KA GATI EKIPIN E RI, INTER”! Agjenti historik: Ja pse nuk shkon tek Manchester City sipas meje…

Delo.autor

Leave a Comment