Futboll Sport

INTER MERR LAJMIN E HIDHUR/ Alexis Sanchez dëmtohet kundër Kolumbisë, ja sa rrezikon

Tashmë është konfirmuar, Aleksis Sançez do të operohet dhe do të mbyll vitin 2019.

Kiliani u dëmtua në ndeshjen e Kilit me Kolumbinë, ku në një dyluftim me Kuadradon ka mbetur i dëmtuar.

Sançez u konsultua me një doktor në Barcelonë, i cili ka dhënë lajmin e keq që kiliani duhet të operohet. Tashmë ai do të mungojë tre muaj dhe pritet që në janar të kthehet në fushën e blertë.

Një humbje e madhe për Konten, që tashmë do të sjellë në skuadër Espositon, si sulmues të katërt. Ky i fundit do të humbasë  Botërorin e U-17 me Italinë për shkak të impenjimeve me Interin.

Related posts

“KEMI MË SHUMË KOHË…”/ Sarri i SHOKON të gjithë: Chelsea, më i mirë se kombëtarja e Anglisë

F.autor

Ja çfarë i tha Ronaldo Messi-t në fund të El Clasico-s

Delo.autor

ZBULON BISEDËN ME MORATTIN/ Mou rrëfen: Në atë moment mendova se isha në…

Delo.autor

Leave a Comment