Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kukësi, Kërcënojnë bregdetarët. Kallakun e ndal vetëm traversa (VIDEO)

Teuta dhe Kuëksi përballen ditën e sotme në çerekfinalen e Shqipërisë. Skuadrat e kanë ambicie të dyja Kupën dhe në “Niko Dovana” pritet një luftë e fortë sportive.

Vendasit synojnë rezultat pozitiv që të jenë komod në takimin e kthimit. Cungu ka ndërhyrë me disa ndryshime, ndërsa Shkëmbi ka hedhur në fushë të gjithë “artilerinë”.

LIVE | Teuta-Kukësi 0-2

GOL: / Rexhinaldo 45′, Shkurtaj 54′

KOMENTI LIVE

77’ Goditje dënimi për Teutën pranë zonës së Kukësit. Godet Kallaku, por vetëm traversa e ndal në një goditje fantastike.

75’ Zëvendësimi i tretë dhe i fundit i Cungut. Rroca i lë vendin Faton Xhemailit.

69’ Krosim nga e djathta në zonën e Teutës. Shkurtaj e ul, por topi shkon te Rama. Ky i fundit godet drejt portës, por Hidi bën një pritje fantastike, edhe pse e ka rrezen të zënë nga 3 futbollistë.

67’ Predhë e Rrocës nga shumë jashtë zone, dhe topi përplaset në shtyllën e Hidit.

65’ Shkëmbi kryen ndërrimin e dytë, futet Avdyli, del Frashëri.

64’ Super pritje e Frashërit. Traore pason tek Latif, ky i fundit e shërben sërish, dhe Traore godeti, por pret Frashëri. Në vazhdimin e aksionit, godet edhe Kallaku nga jashtë zone, por pak jashtë rrjetës.

63’ Cungu kryen edhe ndërrimin e dytë. Në fushë, Valdet Rama, del Valon Ethemi.

60’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Gjyqtari Jorgji ndëshkon mbrojtësin e djathtë të Teutës, Erlis Frashërin.

53’ GOOOOL KUKËSI 0-2/ Rroca nxjerr Shkurtajn me një spond fantastik përballë Hidit, dhe sulmuesi nuk fal.

51’ Krosim i bukur nga Frashëri në zonë, por është Shameti që me kokë spastron zonën. Topi shkon tek Kallaku, që godet nga jashtë zone, por kontrollon Frashëri.

49’ Krosim në zonë nga goditja e këndit, zgjatet Arapi, e prek topin. Por, jashtë portës.

47’ Rexhinaldo nuk ia del dot të vazhdojë më. Lë fushën e lojës, dhe në vendin e tij Shkurtaj.

46’ Nis pjesa e dytë. Shkëmbi fillon menjëherë me një zëvendësim. Progni mbetet në dhomat e zhveshjeve, dhe futet Uendi Vecaj.

Related posts

Skriniar: Më ka kërkuar Manchester United

Sadik.Autor

SHOKON Legjenda e Zvicrës/ PROBLEMI i kombëtares janë lojtarët SHQIPTAR sepse…

Isa.Autor

Anglia shkruan historinë, ja sa vite kishte pa shkuar në gjysmëfinale…

Isa.Autor

Leave a Comment