Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Skënderbeu, Ndizet sfida. Skuadra e Shkëmbit kërkon me ngulm golin e avantazhit

Po luhet në “Niko Dovana”, supersfida mes Teutës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas rezultateve negative në javën e 23-të, teksa do të tentojnë të rikthehen te fitorja.

Korçarët kanë kundër edhe statistikat përballë Teutës. Sikur të mos mjaftonte kriza e rezultateve në 9 ndeshjet e fundit, po të shohësh përballjet e fundit me durrsakët, janë si mos më keq.

Skënderbeu në 5 takimet e fundit nuk e ka mundur dot këtë ekip dhe me 4 humbje, maksimumi kanë shijuar një barazim. E fundit fitore përkon 17 muaj më herët, konkretisht në tetorin e 2017-ës, kur ia dilnin në “Niko Dovana” me shifrat 1-4.

Por, ajo që “djeg” më tepër është fakti se në 5 takimet e luajtura në 2019-ën kanë pësuar 8 gola, një mesatare që tregon se prapavija fut “ujë”.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Trajneri Shehi në këtë përballje do të ketë në dispozicion edhe Dejvi Bregun që ndodhet në stol.

TEUTA-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE: 

23′ Teuta nuk heq dorë nga sulmet e vazhdueshme, Progni harkon nga e djathta, por i vëmendësh portieri Dajsinani që kontrollon topin.

20′ Skuadra e Bledi Shkëmbit hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, mbrohen mirë korçarët.

17′ Progni lëviz bukur nga e djathta dhe harkon një top të rrezikshëm brenda zonës, por nuk mundet aty as Bushiç dhe as Kamara ta devijojnë drejt rrjetës.

15′ Avdyli provon të nis një vertikalizim të bukur për Bushiç, por del shpejt Dajsinani që kontrollon gjithçka.

10′ Krasniqi provon të surprizojë me një gjuajtje të befasishme nga brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

5’ Goditje dënimi nga e djathta për Teutën, Traore harkon në qendër ku Dajsinani shfaqet i pasigurt me daljen e tij dhe lë topin në zonë, por nuk arrijnë të përfitojnë lojtarët durrsakë.

3′ 3’ Ndërpritet për pak çaste ndeshja për të ndihmuar kapitenin Tefik Osmanin i cili ka shfaqur probleme fizike. Mbrojtësi korçar ka shtrënguar “dhëmbët” dhe është rikthyer në fushë.

1′ Skënderbeu provon të rrezikojë me Pervan, i cili harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por Bushiç largon sferën në këndore.

1′ Ka nisur takimi në “Niko Dovana”, Skënderbeu luan topin e parë nga qendra.

Related posts

PO DËSHTON/ Ditëlindje e hidhur, Higuain te MILANI mes dhimbjes së golit dhe të…

Isa.Autor

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

Q.Autor

Ndoj: Është një ëndërr të jem këtu, me kombëtaren kuqezi

Sadik.Autor

Leave a Comment