Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Laçi, Spektakolar Majkëll Ngo. Skuadra e Memës dyfishojnë shifrat

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Laçit.  Të dyja skuadrat e kanë objektiv fitimin e këtij trofeu, pasi është rruga më e shkurtër për një vend në Europë.
Si Tirana ashtu edhe Laçi vijnë në këtë përballje pas barazimeve në kampionat. Ndërkohë për sa i përket Kupës, skuadra e Memës eliminoi në raundin paraardhës Flamurtarit, ndërsa kurbinasit Bylisin.

Sfida luhet me dyer të mbyllura, pra pa tifozë. Komisioni i Disiplinës ka mbyllur stadiumin për sjelljen e keqe të tifozëve në Kupën e Shqipërisë

LIVE| TIRANA-LAÇI 2-0

Ngo 53′, 65′

KOMENTI LIVE: 

65′ GOOOOL TIRANA 2-0/ Majkëll Ngo i papërmbajtshëm. Sulmuesi shtatlartë shënon edhe golin e dytë. 

62′ Zëvendësim te Laçi, largohet Mane, në lojë Shtubina.

61′ Pranë golit të dytë Tirana. Kobina depërton bukur , provon me një gjuajtje, por bën gjithçka mirë Selmani, që grushton topin në këndore.

60′ Majkëll Ngo ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar nga Toro.

56′ Edon Hasani harkon një top të rrezikshëm nga këndi, por grushton Selmani, që mban në lojë kurbinasit.

53′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Majkëll Ngo kalon në avantazh bardheblutë. Pas një harkimi nga e majta e Imamit, sulmuesi shtatlartë i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtes, duke goditur saktë me kokë. 

50′ Mundësi ideale për Tiranën. Kobina harkon rrezikshëm nga këndi, topi shkon te Turtulli, i cili provon me kokë, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën. Pranë golit bardheblutë.

49′ Hasani provon me një goditje të befasishme, por topi nuk ka forcën e duhur dhe përfundon në duart e Selmanit.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

Related posts

RRËFEN PËR SHOKËT E SKUADRËS/ Rrahmani: Është tek Napoli prej vitesh, një privilegj të luaj me atë

Delo.autor

(FOTO) Legjenda kthehet në shtëpi, Van Persie kryen vizitat mjekësore në Holandë

Q.Autor

NDESHJA E PARË E SUPERLIGËS/ Vetëm një gol në 90 minuta dhe përleshje tifozësh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment