Futboll Sport

“MAGJIA” NGA DE ROSSI/ Goli i i tij “eliminon” Boca Juniors (VIDEO)

Nuk e kishte imagjinuar as në ëndrrën e tij më të çmendur. Daniele de Rossi ka debutuar me gol te Boca Juniors, teksa i kanë mjaftuar vetëm 27 minuta për të gjetur rrjetën.

Në ekzekutimin e goditjes së këndit, De Rossi u gjend i lirë në qendër të zonës dhe me kokë e shtyu sferën drejt rrjetës. Realizim që entuziasmoi 25 mijë tifozët e Boca që ishin prezent në  stadiumin “Alberto J. Armando”, por që nuk i mjaftoi Bocas për tu kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Argjentinës.

Kjo pasi, Almagro shënoi për 1-1 dhe nga ruleta e penalltive, Tevez realizoi golin e vetëm për Bocan, ndërsa skuadra e Kategorisë së Dytë u kualifikua me penallti pas rezultatit 3-1.

Related posts

ANALIZA/ Real Madrid me 5 të paprekshëm, yjet Isco dhe Kroos në telashe

Delo.autor

ZIDANE NË KRIZË ME REALIN/ Gjigantët e Europës kontaktojnë me trajnerin francez…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Nuk ka qetësi në shtëpinë e Inter, infektohet me COVID-19 një pjestar i stafit teknik

Delo.autor

Leave a Comment