Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ EVERTON/ Klopp merr lajmin e mirë, ja kush rikthehet në ekip

Trajneri Jurgen Klopp shpreson që sulmuesi brazilian Roberto Firmino të jetë gati për ndeshjen derbi të së dielës që Liverpool do të luajë ndaj Everton në fushën e këtij të fundit. Lojtari pësoi një dëmtim në gju një javë më parë në takimin ndaj Manchester United, duke u detyruar të mos luajë në mesjavë në ndeshjen ndaj Watford.

Deri dje nuk është stërvitur me skuadrën, ndaj do të shohim se si do të reagojë në 48 orët e fundit para se të vendosim. Gjithsesi, duket se gjërat janë në drejtimin e duhur dhe mund të luajë. Pavarësisht kësaj situate, mendoj se kemi lojtarë që mund të plotësojnë këto boshllëqe dhe të mos rrezikojmë”, u shpreh trajneri gjerman Klopp.

Pavarësisht se Firmino nuk luajti në mesjavë, madje edhe Henderson qëndroi në stol, skuadra e Liverpool fitoi 5-0 ndaj Watford, çka tregon e sulmi funksionon edhe pa atë. “Të gjithë duhet ta kuptojnë se janë të rëndësishëm për skuadrën dhe se nuk ka të paprekshëm. E rëndësishme është që t’i kem në dispozicion, pasi ndeshja e fundit tregoi kemi shumë lojtarë të aftë të realizojnë gol edhe nëse nuk kemi titullarët”, u shpreh Klopp.

Related posts

PAMJET/ Nuk i zgjati dorën, ja momenti kur Çalhanoglu injoron futbollistin e Milanit

F.autor

MBYLL SFIDËN ME 8 LOJTARË/ Shkëndija eliminohet me turp nga Europa League

Delo.autor

LIDHJA 3-VJEÇARE ME LORIK CANËN/ Moderatorja rrëfen: Më vjen keq që do t’u them fëmijëve se babain e tyre e kam njohur në… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment