Futboll Sport

LIVERPOOL PËRMBYS SITUATËN/ Kalon në avantazh për firmën e francezin

Referuar raportimeve të “Daily Mirror”, Liverpool ka përmbysur situatën lidhur me destinacionin e ardhshëm të futbollistit të PSG, Adrien Rabiot.

Klubi kryesues i Premier League, tashmë ka marrë edhe kryesimin si klubi favorit për të siguruar shërbimet e yllit 24-vjeçar të ekipit francez.

Rabiot do të çlirohet nga PSG me parametra zero më datë 1 korrik dhe Liverpool i trajnerit gjerman Jurgen Klopp ndodhet momentalisht superior ndaj pretendentëve të tjerë.

Rabiot që është aktualisht në krizë ekstreme me klubin e tij PSG, me teknikun Thomas Tuchel që nuk e grumbullon që nga dhjetori i vitit 2018, kërkohet edhe nga Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Juventus e Milan.

Related posts

PO KËRKOHET ME NGULM NGA NAPOLI/ Ancelotti thur elozhe: Icardin e vlerësojnë të gjithë…

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ KUKËSIT/ Apolonia me një mungesë të rëndësishme ndaj “verilindorëve”

Delo.autor

INTERI pa një KROAT drejt Spalit, trajneri përgatit SUPER formacionin me motiv 3 pikët

Isa.Autor

Leave a Comment