Futboll Sport

A ËSHTË MË I MIRI PAS PELES? Ja si përgjigjet Neymar

Neymar ka thënë se është akoma herët të cilësohet si lojtari më i mirë brazilian pas Pelesë.

Ylli i Paris Saint Germain është pajtuar me pritshmëritë e mëdha nga ai, para rrugëtimit të Brazilit në Kupën e Amerikës.

Braziliani është në qendër të vëmendjes, dhe nga ai pritet një Kupë në fushën e kombëtareve.

Por, Neymar ka thënë se është akoma herët që ai të cilësohet si një prej brazilianëve më të mirë në futboll.

“Nuk mund të vendos se kush është më i miri apo i dyti më i mirë nga Brazili pas Pele”, ka thënë Neymar për “Goal”.

“Për mua, të gjithë jemi të rëndësishëm. Në të kaluarën kam thënë se secili ka bërë historinë. Secili luajti në mënyrën e tij dhe ka qenë i rëndësishëm në momente të caktuara”, ka thënë ai.

“Jam ende duke shkruar historinë time. Jam 27 vjeç dhe kam akoma përpara vetes. Nuk do të ndalem këtu”, ka deklaruar Neymar.

Related posts

FORMULA 1/ Lajmi i bujshëm nga Italia, Ferrari përgatit rikthimin e madh

Delo.autor

KËRKON REVOLUCION NË VERË/ Presidenti i klubit të Serisë A “piketon” Taren dhe Inzaghin

Delo.autor

Messi është i lirë të largohet nga Barcelona në rast të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës

dori.autor

Leave a Comment