Futboll Seria A Sport

LOJTARËT KTHEHEN NGA KOMBËTARET/ Mbrojtësi i Interit: Nuk kemi probleme me Icardin, por t’i japë fund…

Milan Skriniar thekson se shokët e ekipit tek Inter nuk kanë asnjë problem me Mauro Icardi-n, por ka nxitur sulmuesin t’i japë fund kësaj situate.

Icardi është rikthyer zyrtarisht në stërvitje këtë të martë, pasi nuk ka punuar me skuadrën që kur iu hoq shiriti i kapitenit më 13 shkurt.

Lojtarët e rikthyer nga kombëtaret e tyre, përfshi Skriniar, i janë bashkuar argjentinasit në stërvitjen e së mërkurës.

“Duhet të pyesni Icardin se çfarë ndodhi,” shprehet mbrojtësi.

“Patjetër që ne lojtarët nuk kemi asnjë problem me të, as ai me ne. Është detyra e tij t’i japë fund kësaj situate.”

Inter rikthehet të luajë në Serie A këtë fundjavë ndaj Lazio-s, por nuk dihet akoma nëse Icardi do ta nisë si titullar apo do të futet nga stoli.

Related posts

Gundogan refuzon transferimin tek Barcelona, Guardiola e mban “peng” sepse…

Isa.Autor

FINALJA NDAJ ATHLETIC BILBAO NË COPA DEL REY/ Trajneri Koeman: Messi? Me atë skuadra është më e fortë, por…

Delo.autor

E RËNDË NË AFGANISTAN/ Talebanët i presin kokën volejbollistes të ekipit kombëtar

Delo.autor

Leave a Comment