Futboll Kategoria Superiore Sport

“BLLOKIMI I MERKATOS NA KA BËRË MË TË FORTË”/ Mbrojtësi Bitri: Hakaj, zëvendësuesi ideal i Trashit te Partizani

Partizani e ka të bllokuar merkaton, por Eneo Bitri është i mendimit se ky penalizim i dhënë nga FIFA i ka bërë edhe më të fortë “demat”, pasi grupi e njeh më mirë njëritjetrin. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi beratas tregon se çfarë e bën të veçantë trajnerin Ilir Daja në krahasim me paraardhësit e tij te Partizani, si dhe përpjekjet që po bëhen për të plotësuar boshllëqet e krijuara nga largimi i Trashit dhe Telushit.

Bitri është i mendimit se shtyrja e kampionatit i ka favorizuar disi të kuqtë, pasi në këtë kohë kanë pasur shumë dëmtime. Nëse në kampin e kuq nuk duan të flasin për objektiva madhorë në këtë sezon, për vetë embargon mbi merkaton në hyrje, Eneo Bitri mendon ndryshe. Mbrojtësi pohon se Partizani gjithmonë synon trofe dhe fanella që veshin lojtarët e kërkon një gjë të tillë, kështu që Bitri e mendon titullin edhe kështu siç janë.

Eneo, fillimisht si ndiheni, pasi për disa kohë keni qenë i dëmtuar?
Po, është e vërtetë që kam pasur një dëmtim. Pësova një të çarë në vetull, ku u deshën 9 qepje për ta mbyllur plagën. Gjithsesi, tani jam shumë mirë dhe jam rikthyer 100% pas atij dëmtimi në vetull.

Si e shikoni ekipin në prag të sezonit dhe sa ka ndikuar bllokimi i merkatos?
Ekipi është duke marrë formën e duhur dhe sapo kemi mbaruar fazën intensive përgatitore. Sa i përket ekipit, pothuajse jemi po ata që kemi qenë edhe vjet. Besoj se ky sezon do të jetë ndryshe nga ai i vjetshmi dhe bllokimi i merkatos na ka bërë akoma më të fortë, sepse tani jemi bërë grup dhe po e njohim njeritjetrin akoma më shumë.

Tani drejtoheni nga një trajner i ri, Ilir Daja. Sa ndryshon nga paraardhësit dhe çfarë e bën të veçantë… nëse ka?
Të gjithë e njohin profesor Dajën për një trajner shumë kërkues dhe ambicioz. Ndryshimi është se profesori e njeh shumë mirë kampionatin dhe vlerat e tij dihen.
trashi telushi
Në pamundësi për të bërë afrime, mendoni se grupi e ka kapacitetin për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga largimi i Trashit dhe Telushit?
Mendoj se Hakaj është zëvendësuesi ideal i Trashit, ai ka demonstruar edhe vjet që është lojtar me vlera. Ndërsa për të zëvendësuar Telushin trajneri është duke provuar disa lojtarë në atë rol.
Partizani 2-1
Ekipi duket se problemet më të mëdha i ka në fazën mbrojtëse, ku edhe trajneri po përshtat lojtarë të rinj, si Kodra e Kote. Si pjesë e mbrojtjes, si e vlerësonin situatën në atë repart ku alternativat janë të pakta?
Me thënë të drejtën kemi shumë alternativa në repartin ofensiv, ndërsa në fazën mbrojtëse kemi shumë pak lojtarë. Gjithsesi, trajneri është duke provuar disa manovra dhe besoj se do t’i dalin të qëlluara.
bojkoti
Shtyrja e kampionatit a mund të ndikojë te lojtarët apo e shikon pozitivisht qoftë edhe në aspektin personal që vini nga dëmtimi?
Personalisht, por edhe si ekip na ka interesuar kjo shtyrje e fillimit të kampionatit, ku për fat të keq kemi pasur shumë dëmtime. Mendoj se brenda kësaj jave të gjithë do të jenë të rikuperuar dhe në këtë aspekt e shikoj pozitivisht shtyrjen.

Partizani zakonisht e nis sezonin për trofe, por duke qenë se nuk bëni dot afrime, a mbeten të njëjtat synime edhe këtë vit?
Dihen se cilët janë objektivat e klubit. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një, duke u futur në çdo përballje për t’i marrë maksimumin, pasi asgjë nuk na mungon. A mund ta synojë Partizani trofeun edhe kështu, duke ditur se presioni nuk është në anën tuaj, pasi dihet problematika e klubit? Normalisht, Partizani si gjithmonë do të synojë trofeun, sepse është vetë fanella ajo që e do këtë arritje.

Related posts

PRET TË NDRYSHOJË EKIP NË MERKATO/ Futbollisti shqiptar zgjidhet në formacionin e javës në Bundesliga

Delo.autor

Bellator 198: Fedor befason Frank Mir me nokaut në raundin e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar shënon gol në frymën e fundit për Yeni Malatyaspor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment