Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Nuk pranoi të aktivizohet në miqësore, ylli i Chelsea-t lihet jashtë kombëtares. Ja emri…

Ylli i Çelsit, Hakim Zijesh është lënë jashtë kombëtares së Marokut për dy sfidat eliminatore të Botërorit kundër Sudanit dhe Guinesë.

Zijesh nuk po kalon një moment të mirë në karrierë pasi nuk është në planet e trajnerit Tomas Tuhel tek londinezë, por tani duhet të përballet dhe me problemet në kombëtare. Arsyet e këtij vendimi I ka shpjeguar vetë trajneri I Marokut, Vahid Hililhodziç në konferencë për shtyp duke theksuar se “Zijesh ka bërë sjellje të papranueshme”.

“Sjellja e tij nuk ishte ajo e një lideri, e një lojtari që duhet të përfaqësojë një model. Hakim erdhi vonë, pastaj refuzoi të hyjë në fushë. Skuadra kombëtare vjen e para.

Për herë të parë në karrierën time si trajner kam qenë dëshmitar i një sjelljeje të tillë. Një lojtar që refuzon të luajë një ndeshje, edhe pse ishte vetëm një miqësore, duke pretenduar se ishte i dëmtuar. Nuk mund të sillesh kështu me ekipin kombëtar”, u shpreh trajneri.

Këto fjalë vijnë pas një episodi të ndodhur në qershor të këtij viti, kur Zijesh refuzoi të hynte në fushe në një miqësore kundër Ganës, dhe që në atë moment nuk është thirrur më në kombëtare. Ndërkohë, vetë futbollisti ka reaguar pas deklaratave të trajnerit duke postuar një emoji duke qeshur në llogarinë e tij në “Instagram”.

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT/ Zbulohet çmimi “FARANOIK” i Realit për transferimin e Hazard

Isa.Autor

Dy muaj me 10 ndeshje pa fitore, rrezikohet pozita e Spallettit

Q.Autor

BADSTUBER PËRFUNDON JASHTË PLANEVE TË STUTTGART/ Nga premtim në dështim, ja diletanti më i paguar në botë

Delo.autor

Leave a Comment