Futboll Premier League Sport

“LUFTA” PËR TITULLIN E PREMIER/ Pakënaqësi tek Liverpooli, mesfushori fajëson…

Lufta për titullin e Premier League ka hyrë në fazën e nxehtë dhe parakalimi i Manchester City-t ndaj Liverpool-it në renditje duket se ka krijuar disa probleme në shtëpinë e “të Kuqve”.

Pavarësisht se trajneri Klopp ka kërkuar që të ruhet qetësia në pritje të ndeshjeve të ardhshme, një nga lojtarët e skuadrës ka dashur t’i japë një mesazh të qartë shokëve të ekipit. Bëhet fjalë për kapitenin Jordan Henderson, i cili e di mirë se çfarë i mungon skuadrës për t’u kthyer në majë: golat.

Për këtë arsyer, sipas “Mirror”, anglezi ka dashur të ngacmojë dhe provokojë në mënyrë indirekte disa prej shokëve të skuadrës pas barazimit 0-0 kundër Everton-it. “Kemi humbur një avantazh të madh? Nuk është mirë të mendojmë për këtë. Kemi akoma shumë ndeshje për të luajtur dhe tek ato duhet të përqendrohemi. Do të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë Henderson.

“Në futboll është shumë  i rëndësishëm mentaliteti. Talenti është gjithashtu i rëndësishëm, dhe ne kemi shumë lojtarë të talentuar, por ajo që duhet të tregojmë në ndeshjet e ardhshme është mentaliteti ynë. Mund të marrim atë që duam. Varet nga ne dhe duhet ta tregojmë në fushë”.

Më pas ka ardhur kritika: “Çfarë na ka munguar për të fituar kundër Everton-it? Goli. Kemi krijuar raste të mjaftueshme për ta fituar takimin dhe do të kishte qenë perfekte po të kishim shënuar një ose dy gola. Të gjithë do të kithin thënë: ‘Ishte një transfertë e bukur dhe një fitore e bukur në derbi’. Kur nuk shënon, të gjithë fillojnë t’i analizojnë gjërat në një mënyrë tjetër”, ka përfunduar Henderson.

Related posts

GOLI/ I mjaftojnë 130 sekonda lojë, Dybala ndëshkon Udinesen

F.autor

Histori dashurie, propozim për martesë në “San Siro”…

Sadik.Autor

Zhgënjim, kombëtarja e femrave humbet ndaj Austrisë

Sadik.Autor

Leave a Comment