Basketball

NBA/ LeBron kërcënon Lakers: Tani e tutje do të veprohet siç di unë

LeBron James nuk pranon faktin që Lakers nuk po arrijnë të kualifikohen për në play off. Ekipi renditet në vendin e 10-të në Konferencën e Perëndimit dhe gjasat që të sigurojë një vend mes 8 ekipeve më të mira zvogëlohen dita-ditës. Sot Lakers humbën derbin me Clippers, rezultat që ka irrituar yllin e NBA-së.

“Do të jetë e ëvshtirë për trajnerin Luke Walton dhe lojtarët që të më ndalin. Jo vetëm ata por edhe drejtuesit. Askush nuk më ndal të shkoj në play off. Nuk kemi folur ende “ballë për ballë”, por tani do të veprohet siç them unë. Unë do të luaj deri në fund dhe nuk do të tërhiqem”, u shpreh LeBron James.

“Unë flas për veten time, pasi e di se ku dëshiroj të shkoj. Jam një profesionist dhe do të mbetem i tillë. Nuk do të pyes më për pasojat. Atje lart është dikush që na sheh dhe gjykon. Play off-i mund të arrihet dhe do të përdor çdo mundësi që më jepet për t’ia dalë mbanë”, tha James.

Related posts

“TË DUA VËLLA…”/ Shkrim emocionues nga shoku më i mirë në basketboll i Bryant, Shaquille O’Neal

F.autor

Cleveland mund Orlando në frymën e fundit, zhgënjen Boston

Q.Autor

E ÇUDITSHME/ Po udhëtonte me Barcelonën, por do firmoste me Realin. “Katalanasit” zbresin nga avioni lojtarin…

Delo.autor

Leave a Comment