Futboll Seria A Sport

“LUFTË” BRENDA FAMILJES/ Ja çfarë po ndodh me ultrasit e “Zonjës së vjetër” (VIDEO)

Juventusi është klubi më i fuqishëm në Itali, dominon totalisht në fushë e jashtë saj, ndërsa edhe këtë sezon shpreson të fitojë Champions League, për të arritur objektivin madhor të klubit, majën e Europës.

Megjithatë, e çuditshme është ajo që po ndodh me tifozët e “Zonjës së vjetër”, sepse ultrasit janë në luftë mes tyre.

Në ndeshjen e së premtes në mbrëmje, kundër Udinese-s, u pa qartë kriza mes tifozëve më të thekur të Juves, sepse dy tribunat e ultrasve, ajo jugore dhe ajo e veriut, e kishin më shumë mendjen te ofendimet dhe ironitë mes tyre, sesa te futbolli në fushë.

Curva Sud, tribuna jugore e stadiumit, është në grevë për shkak të rritjes së çmimit të biletave dhe deri në minutën e 39-të (minutë simbolike për të përkujtuar viktimat e Hejselit) qëndroi në heshtje.

Në krahun tjetër, Curva Nord nisi nga ofendimet dhe fishkëllimat kur përfundoi greva e tribunës përballë. Sa herë Curva Sud këndonte, niseshin fishkëllima nga pjesa më e madhe e stadiumit, ndërsa nga tribuna jugore u dëgjuan edhe kore “Jeni një publik m…”.

Related posts

Ottmar Hitzfeld vjen me një kërkesë FANTASTIKE për Shaqirin dhe Xhakën

Isa.Autor

LISTA E PLOTË E ITALISË PËR EURO 2024/ Trajneri Spalleti largon 3 lojtarë

F.autor

LËSHON NJË DEKLARATË PROVOKUESE/ Gascoigne: Shilton, pa Maradona-n nuk do të njihte askush

Delo.autor

Leave a Comment