Champions League Futboll Sport

MBRËMJE E MADHE NË TORINO/ Ja trajnerët me më shumë Champions në histori (FOTO+EMRAT)

Sonte luhen dy ndeshje të raundit të dytë të Ligës së Kampioneve. Është mbrëmje e madhe në Tornio, ku Juventusi do të tentojë përmbysjen ndaj skuadrës së Diego Simeone. “Rojiblancos” kanë fituar 2-0 në shtëpi, para dy javësh, një avantazh komod për një kompeticion të tillë. Nga ana tjetër, Manchester City duket favorit i qartë për të shkuar në çerekfinale, pasi e ka fituar betejën e parë me Schalke 3-2, në Gjermani.

Sikurse dihet, Champions-i është kompeticioni më madhor për klubet e futbollit në Europë. Ky trofe tregon vlerat e vërteta të skuadrave, por edhe të trajnerëve respektivë. Është “Olimpi” i futbollit kontinental, ndaj në majë luftojnë të ngjiten të gjithë. Në tri edicionet e kaluara, Zidane dhe Real Madridi vendosën “diktaturën” e tyre.

Kësaj here të bardhët janë eliminuar, pa francezin në stol, i cili u kthye dje në pozicionin që mbante deri verën e vitit të kaluar. Zidane dhe Ancelotti janë në krye të listës së trajnerëve, që e kanë fituar më shumë Ligën e Kampioneve. Kujtojmë se ky kompeticion e mori këtë emër në vitin 1992, ndërsa më parë quhej Kupa Europiane, prej vitit 1955.

Po cilët janë trajnerët, që e kanë fituar më shumë këtë trofe, në tërë ekzistencën e vet si garë kontinentale, me të dyja emërtimet. Më poshtë po ju njohim me emrat dhe fotot e tyre, sipas një renditjeje ngjitëse, nga ai me më pak Champions të fituar deri te Zidane dhe Ancelotti, me më shumë, nga tre të tillë. Njihuni me 20 prej tyre, që e kanë fituar më shumë se një herë garën madhore europiane.

José Villalonga Dy Kupa Europiane me Real Madridin (1956 dhe 1957).

Luis Carniglia Dy Kupa Europiane me Real Madridin (1958 dhe 1959).

Bela Guttman Dy Kupa Europiane me Benfica (1961 dhe 1962).

Helenio Herrera Dy Kupa Europiane me Interin (1964 dhe 1965).

Miguel Muñoz Dy Kupa Europiane me Real Madridin (1960 dhe 1966).

Nereo Rocco Dy Kupa Europiane me Milanin (1963 dhe 1969).

Stefan Kovacs Dy Kupa Europiane me Ajax (1972 dhe 1973).

Dettmar Cramer Dy Kupa Europiane me Bayern Munich (1975 dhe 1976)

Brian Clough Dy Kupa Europiane me Nottingham Forest (1979 dhe 1980).

Ernst Happel Dy Kupa Evropiane, një me Feyenoord Rotterdam (1970) dhe një tjetër me Hamburg SV (1983).

Arrigo Sacchi Dy Kupa Europiane me Milanin (1989 dhe 1990).

Ottmar Hitzfeld Dy Liga Kampionesh, një me Borussia Dortmund (1997) dhe një me Bayern Munich (2001)

Vicente del Bosque Dy Liga Kampionesh me Real Madridin (2000 dhe 2002)

Sir Alex Ferguson Dy Liga Kampionesh me Manchester United (1999 dhe 2008)

Jose Mourinho Dy Liga Kampionesh, një me Porto (2004) dhe një tjetër me Interin (2010)

Pep Guardiola Dy Liga Kampionesh me Barcelonën (2009 dhe 2011)

Jupp Heynckes Dy Liga Kampionesh, një me Real Madridin (1998) dhe një tjetër me Bayern Munich (2013)

Bob Paisley Tri Kupat Europiane me Liverpool (1977, 1978 dhe 1981)

Carlo Ancelotti Tri Liga Kampionesh, dy me Milanin (2003 dhe 2007) dhe një me Real Madridn (2014)

Zinedine Zidane Tri Liga Kampionesh me Real Madridin (2016, 2017 dhe 2018)

Related posts

Europa League/ Ja pse KOSOVA është më lart se SHQIPËRIA

Isa.Autor

SEZONI I RI/ Reali fiksohet pas britanikëve, pas Bellingham, Ancelotti kërkon dhe Harry Kane

F.autor

PO BËHET VIRALE/ Incident i veçantë në Roma-Cagliari, lojtari thyen reklamën me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment