Futboll

Kupa e Ligës/ PSG mposht Monaco-n dhe ngre trofeun e parë të sezonit

Paris Saint-Germain ka fituar trofeun e parë sezonal teksa ka mposhtur Monaco-n në finalen e Coupe del la League me rezultatin 2-0. Ndeshja filloi mirë për PSG teksa Edison Cavani gjen golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë pas një gabimi të bërë nga qendërmbrojtësi i Monaco Kamil Glik.

Në minutën e 22’ PSG dyfishon rezultatin me një super gol ekipi, Kylian Mbappe jep një pasim fantastik për Agnel Di Maria i cili nuk shpërdoron mundësinë e dhënë duke lehtësuar gjërat për ekipin e tij. Monaco mundohet të reagojë dhe Falcao ngushton diferencën pak përpara se të përfundojë pjesa e parë por goli i tij anulohet pasi arbitri konsultohet me VAR-in.

 Pas pushimit ndeshja mbetet tepër e luftuar, e karakterizuar nga shumë faulle, dhe e hapur pasi të dyja skuadrat kanë mundësitë e tyre të tundin rrjetën. Dhe në fund të takimit Cavani trefishon rezultatin me dopietën e tij të merituar dhe PSG merr trofeun e parë.

Related posts

Ekipi kualifikohet në Champions, kërkon dyshen Bolt-Gilardino në sulm

Sadik.Autor

Xherdan Shaqiri merr Kosovën në “Rusi 2018” (FOTO)

Sadik.Autor

VIDEO/ Festival golash mes borës, Partizani tërmet 6-ballësh Lushnjës në kryeqytet

Q.Autor

Leave a Comment