Futboll Seria A Sport

MENAXHERI I PORTIERIT TË NAPOLIT/ Alex Meret deklaron: Ju tregoj të vërtetën e ndërhyrjes ndaj CR7

Në një intervistë për “Rai Radio 1 Sport”, Andrea Pastorello, menaxheri i portierit të Napolit, Alex Meret, foli ndër të tjera edhe për paraqitjen e lojtarit të tij në ndeshjen ndaj Juventus, në veçanti për episodin ndaj Cristiano Ronaldo, që rezultoi vendimtar për ndëshkimin e tij me karton të kuq.

“Nuk kam për qëllim të komentoj vendimin e arbitrit, por dua që saktësoj se ndërhyrja e Meret ndaj Cristiano Ronaldos ishte pa asnjë qëllim negative”, u shpreh përfaqësuesi i futbollistit të Napolit.

“Ishte thjeshtë një situatë loje. Alex është një person i jashtëzakonshëm, për të cilin garantoj ndershmërinë totale. Më duket me vend të mbroj imazhin dhe seriozitetin e tij”, deklaroi menaxheri i portierit Meret.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Bonucci shijon karantinën: S’është aq keq në shtëpi, ndihesh përsëri fëmijë!

Delo.autor

CADIZ-BARCELONA/ Koeman i beson treshes Messi, Griezmann, Coutinho (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Trapattoni: Soliditeti i Juventusit është shumë i rëndësishëm

Sadik.Autor

Leave a Comment