Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORE/ Partizani mposht me “POKER” Turbinën, Mala protagonist me dopietë

Fitorja me Kastriotin në kampionat siduket ka rikthyer në formë Partizanin që ka shkatërruar 0-4 Turbinën në miqësoren e luajtur ditën e sotme në Cërrik.

Të liqtë kaluan në avantazh me Malën në minutën e 5-të, me mesfushorin i cili u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit. Në minutën e 19-të, sulmuesi kroat Filipoviç dyfishoi shifrat duke u zhbllokuar dhe personalisht, pas një mungesë të gjatë të golit.

Ishte Liço i cili shënoi të tretin në minutën e 32-të, ndërsa Mala plotësoi pokerin në fundin e pjesës së parë, duke realizuar dhe golin e dytë personal.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola të tjera, me trajnerin Daja që bëri ndërrime të shumta për të provuar lojtarë të rinj. Një fitore bindëse nga Partizani, që siduket ka hedhur pas krahëve krizën dhe pritet të rikthehet dhe më i fortë në kampionat.

Related posts

PRAPASKENA/ Ja SUPER ekipi që kërkoi RONALDON përpara se të firmoste me…

Isa.Autor

E KISHTE VESHUR NË VITIN 1982/ Në SHBA shitet fanella e Michael Jordan me shifrën rekord prej…

Delo.autor

RENDITJA E FIFA-S/ Humbja ndaj Gjeorgjisë lë pasoja, Shqipëria zbret në klasifikim

F.autor

Leave a Comment