Futboll Sport

“MENDOJ VETËM PËR NESËR”/ Solari në errësirë për të ardhmen te Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, pranoi se nuk ka garanci për të ardhmen e tij, pas fitores 4-1 të së dielës ndaj Real Valladolid. Humbjet dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, në duart e Barcelonës dhe Ajax, brenda një jave, e ka bërë tejet të nderë situatën në kampin e bardhë.

Jose Mourinho është lidhur shumë me një kthim në “Santiago Bernabeu”, qysh këtë javë, ndërsa Solari pati ngurrim për të diskutuar mbi perspektivat e tij afatgjata të punës që po bën, në konferencë shtypi, pas ndeshjes: “Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nesër kemi një seancë trajnimi dhe kjo është ajo, tek e cila përqendrohem.

Ka qenë një javë e vështirë për të gjithë. Në 25 minutat e para të lojës e reflektuam këtë, e patën mjaft të vështirë. Pjesën tjetër të lojës, lojtarët ditën të dilnin në më të mirën e tyre, çka flet për frymën dhe profesionalizmin e grupit”.

Situata e Solariut u sqarua disi nga një intervistë e pas ndeshjes, dhënë prej drejtorit Emilio Butragueno. I pyetur nga “Movistar”, nëse argjentinasi do të qëndronte në stol deri në fund të sezonit, ish-sulmuesi i Real Madridit u përgjigj: “Solari është një profesionist i madh, por tani jemi këtu për të folur për ndeshjen”.

Related posts

ËSHTË VETËM FILLIMI I MERKATOS/ Ja cilat janë 10 blerjet më të shtrenjta deri tani

Delo.autor

Juventus nuk ‘heq dorë’ nga Dybala, refuzon ofertën faraonike të Manchester United

Q.Autor

KORONAVIRUSI BËN NAMIN NË ITALI/ Trajneri i njohur i Serisë A infektohet me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment