Futboll Seria A Sport

MJEKËT E PRISNIN NË TORINO/ Ronaldo “zbarkon” në Barcelonë për të promovuar…

Cristiano Ronaldo duhet të kishte mbërritur mbrëmjen e ditës së mërkurë në Torino, sipas njoftimit që i kishte bërë Juventusit dhe sidomos stafit mjekësor, për konsultën e zakonshme pas analizave si pasojë e dëmtimit me kombëtaren.

Por, planet e portugezit kanë ndryshuar. Ai është nisur nga Lisbona bashkë me bashkëshorten e tij Georgina, duke zbarkuar në aeroportin e Barcelonës. Motivi nuk ka të bëjë me konsultë mjekësore apo diçka tjetër. Ronaldo, sipas asaj që ka postuar vetë në Instagram, ka qenë në Katalonja për faktin se duhet të promovonte një akord personal me NIKE dhe një farë reklamimi.

Vetë CR7 e ka postuar në Instagram këtë angazhim biznesi. Sakaq, sa i përket rikuperimit, do të duhet koha e nevojshme për të arritur një përfundim. Mjekët e Juventusit duhet të shohin lojtarin dhe do ta bëjnë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Ronaldo pritet të mungojë në tre sfidat e ardhshme të kampionatit dhe në ndeshjen e vajtjes ndaj Ajaksit, në Champions.

Luiz Felipe Scolari, sakaq, duke folur rreth CR7 dhe fizikut të tij, tha: “Ronaldon e njoh mirë dhe muskujt i ka të fortë. Besoj se ky dëmtim është i vogël për të”.

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona triumfon me “MANITA”, por Pique humbet sfidën ndaj Juventus

Delo.autor

Dedikimi rrëqethës i Piter Shmajkel për të birin: Vetëm pasi të na jenë tharë lotët…

Isa.Autor

PËRJASHTIMI I CITYT/ Vjen deklarata e FORTË: E meritonin…

F.autor

Leave a Comment