Futboll Sport

Legjenda e Manchester United: E meritonte kontratën, por Solskjaerit i duhet kjo gjë

Manchester United e zyrtarizoi sot kontratën 3-vjeçare me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Nuk ka vonuar dhe në mbështetje të këtij vendimi ka dalë një legjendë e këtij klubi, Gary Neville. Ky i fundit, gjithsesi, ka shkuar më tej, duke nënvizuar se nevojiten shpenzime në merkaton e verës, për t’i dhënë kuptim (dhe produkt) bashkëpunimit të përhershëm me norvegjezin.

Ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” reagoi në Twitter, pasi ish-shoku i tij i skuadrës u “votëbesua” sot nga klubi: “Unë jam i kënaqur për Olein. Nuk mendoja se kjo do të ndodhte, kur zëvendësoi Mourinho. Megjithatë, rezultatet dhe shpirti i grupit kanë qenë në nivele të pabesueshme, që kur ai arriti këtu. Prandaj, e meriton këtë kontratë. Tani, Solskjaer ka nevojë për mbështetje në merkaton e transferimeve, në aspektin e burimeve të duhura financiare”.

Related posts

De Bruyne: Duhet të kemi kujdes nga ky super lojtar i Francës

Isa.Autor

NUK NDALET “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ Messi i dhuron derbin “Katalansave” dhe barazon dy legjendat (FOTO)

Delo.autor

NUK NDALET INTER ME PËRFORCIMET E MËDHA/ “Zikaltërit” tentojnë të “rrëmbejnë” mbrojtësin spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment