Futboll Sport

NDALOHEN KRITIKAT/ Reali pushon nga puna trajnerin e të rinjve (FOTO)

Humbja e para pak ditëve në El Clasico për Realin ka qenë temë e nxehtë debati në Spanjë dhe natyrisht kanë folur të gjithë, nga gazetarët deri tek ish-legjendat e klubit madrilen.

Në “lumin” e kritikave për kampionët në fuqi të Europës, Reali ka marrë shumë keq kritikat e një funksionari të vet, trajnerit të ekipin B të të rinjve, Alvaro Benito, i cili është pushuar nga puna për kritikat që pati në adresë të disa lojtarëve të ekipit të parë.

Benito, i cili punon për Realin prej vitit 2015, kur la futbollin për një dëmtim të rëndë, ndërsa këtë sezon ka qenë shpesh i ftuar në Radio Cadena Ser apo Movistar+ për të folur rreth Realit.

“Kasemiro nuk duhet të luajë asnjë minutë, Kros e njëjta gjë. Ramos pati faj te goli i parë, duke mos reaguar në një top që ishte i tij. Edhe te goli i dytë gaboi rëndë”. Këto fraza i kanë kushtuar vendin e punës ish-futbollistit të Realit, që po ecte shumë mirë me të rinjtë, sepse Juvenil B është në vendin e dytë në kampionat.

RAUL – Vendin e Alvaro Benito e merr legjendari Raul, i cili këtë sezon po drejtonte Kadetët B dhe pak nga pak po mëson profesionin e trajnerit. Raul vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit, edhe për faktin se e ka nisur nga grupmoshat dhe flet shumë pak për mediat.

 

Related posts

SUSO-CUTRONE SHOW/ MILANI fiton me përmbysje dhe shkon 3 pikë larg Championsit

Isa.Autor

PAS GATUSSOS/ Vjen një tjetër largim tek Milan, ja kush e mbyll aventurën (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Goli i javës shënohet në Serie A nga Lykogiannis, më i shpejti në 16 vitet e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment