Futboll Seria A Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Cristiano Ronaldo lëshon sinjalin e madh, ja çfarë i mungon

Ndeshja përballë Atletico Madridit është një peshore për gjithë sezonin e Juventusit, por sidomos për t’i rikthyer tifozëve besimin dhe për t’u mbrojtur nga rrebeshi i kritikave që parashikohen të vijnë në drejtim të bardhezinjve në rast se në Torino, “Zonja” do të eliminohet, sidomos duke luajtur keq, si në Madrid.

Cristiano Ronaldo, në intervistën e dhënë për Juventus TV, ka kërkuar ndihmën e tifozëve në këtë ndeshje: “I kërkoj tifozëve të mendojnë pozitivisht, të besojmë. Eshtë gjithçka e mundur, por kemi nevojë për ndihmën tuaj”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka të qartë mesazhin: duhet që “Santiago Bernabeu” të jetë një ferr i vërtetë. Të oshëtijë. Një stadium si ai që Ronaldo pa dhe u dashurua një vit më parë, kur luajti me Real Madridin në të. Për këtë motiv, kërkon që t’i ketë pranë tifozët.

Por, në një intervistë për sitin spanjoll ABC, u shpreh: “Më mungojnë njerëzit e Madridit. Eshtë një qytet që ka shënuar gjithmonë jetë time, si në aspektin profesional, ashtu edhe emotiv”.

Me rikthimin e Zidane te Reali, ndoshta, edhe pse duket shumë e vështirë, mund të mendojë rikthimin te Reali, por jo përpara se Perez t’i kërkojë falje për mënyrën se si e trajtoi në kohën e negociatave. Megjithatë, gjithçka mbetet ende hipotezë, në rast se Juventusi eliminohet dhe tifozët nuk tregojnë atë dashuri me të cilën Ronaldo u hipnotizua dikur.

Related posts

Juvja theu Berishën me penallti, trajneri i Atalantës: Mëkat që…

Q.Autor

PAS KALIMIT TË GERRARD TEK ASTON VILLA/ Koeman dhe Terry në garë për stolin e klubit të dytë më të suksesshëm në botë

Delo.autor

RREGULLORJA/ Jo vetëm pozicion jashtë loje, goli i parë i Kukësit kundër Tiranës duhej anuluar sepse… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment