Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ja sa humbje ka pësuar Atletico Madridi në 268 ndeshje

Juventusi po i afrohet shpejtë asaj që është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit të tij. Ekipi bardhezi, në fakt, mbrëmjen e së martës do të përballet me Atletico Madrid, një sfidë për të shkuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Italisë do të thirren “nën armë” për të përmbysur disavantazhin 2-0 të ndeshjes së parë të këtij raundi, një detyrë jo e lehtë, pasi “Colchoneros” kanë sigurisht një nga ekipet më solidë mbrojtës në të gjithë skenën europiane të futbollit.

Juventusi do të ketë nevojë për tre gola, pa pësuar asnjë të tillë, që të kalojë raundin, ose e dy gola shkon në shtesë dhe drejt penalltive, çka përmban rreziqe të konsiderueshme. Humbja 3-0 e Atletico Madridit ka qenë diçka e rrallë në vitet e fundit.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, nëse marrim parasysh pesë sezonet e fundit, ose më mirë 268 ndeshje, ekipi i udhëhequr nga Diego Simeone ka pësuar vetëm katër humbje 3-0.

Skuadrat e vetme, që mundi të imponohet me këtë diferencë golash kundër “Rojiblancos” ishin: Real Sociedad (2017-2018), Villarreal (2016-2017) dhe Real Madrid në dy raste (2016-2017).

Për Juventusin, megjithatë, ka edhe lajme të mira. Në të dyja rastet, në të cilat Real Madridi iu imponua ekipit të Diego Simoene me shifrat 3-0, lideri absolut i derbit ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi të gjithë (gjashtë) golat. Përveç kësaj, gjatë pesë viteve të fundit, Atletico Madridi ka pësuar gjithashtu një humbje 4-0. Kjo ka ndodhur në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, në fushën e Borussia Dortmundit.

Nga ana tjetër, nëse përqendrohemi te shifrat 2-0, një rezultat që do ta dërgonte sfidën në kohën shtesë dhe ndoshta te penalltitë, Atletico Madridi ka pësuar katër disfata të tilla, në të njëjtën periudhë.

Related posts

U KONFIRMUAN ME COVID/ Tre lojtarët e Partizanit gjakosin Deian Boldor: I shkojnë poshtë pallatit dhe e rrahin në sy të motrës (DETAJE)

Delo.autor

NDJEN MUNGESËN E RIVALIT TË PËRJETSHËM/ Messi: Me të, “El Clasico” ishte…

Delo.autor

(VIDEO) Befasohet Liverpool, Swansea realizon golin e parë

Q.Autor

Leave a Comment