Bundesliga Futboll Sport

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Lewandowski kundër rotacionit si sulmues, ja klubi ku do “pensionohet”

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka lënë të kuptohet se mund të jetë i lumtur të qëndrojë me kampionët e Bundesligës deri në fund të karrierës së tij. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund shënoi gol në fitoren 6-0 ndaj Wolfsburgut në “Allianz Arena”, të shtunën.

Pas një fillimi të vështirë të sezonit, Bayerni ka rifituar vendin e parë në tabelën e klasifikimit, duke e lënë pas Dortmundin për shkak të golaverazhit më të mirë. Lewandowski është golashënuesi më i mirë i Bundesligës, me 17 gola në këtë sezon. Ai ka dhënë një përgjigje pozitive, kur u pyet nëse mund t’i japë fund karrierës së tij me bavarezët.

Gjithçka po shkon shumë mirë këtu, ndihem komod dhe jam i kënaqur. Komunikimi me klubin është mjaft i mirë– tha Lewandowski për “Welt am Sonntag”. Unë mund të luaj në nivelin më të lartë edhe për pesë deri në shtatë vite. Jam duke luajtur me Bayernin për një kohë të gjatë, është një nga klubet më të mëdhenj në botë. Nëse luan për këtë klub, ke pak mundësi për t’u përmirësuar më tepër“.

30-vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje drejt Real Madridit në vitet e fundit, por tani pretendon se është i fokusuar vetëm në karrierën e tij me Bayernin, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021: Unë jam i fokusuar plotësisht në këtë sezon dhe në të ardhmen time në Mynih. Bayerni mbetet një nga katër ekipet më të mira në Europë, kështu që nuk jam duke menduar për gjëra të tjera“.

Është sugjeruar se Bayerni ka nevojë për një sulmues tjetër, për të ndihmuar lehtësimin e presionit ndaj Lewandowski, me Sandro Wagner në “pole position”. Sidoqoftë, ish-lojtari i Dortmundit thotë se do të donte të luante të gjitha ndeshjet, që të mos e humbasë ritmin. Ai beson se skuadra bavareze ka ende mjaft opsione të mira në repartin e përparmë:

Unë tashmë kam mundësi për të pushuar, kur e kam të nevojshme. Thomas Müller dhe Serge Gnabry janë të dy në gjendje që të luajnë si sulmues. Në sezonin e kaluar kam pasur disa momente pushimi dhe, në retrospektivë, më duhet të them se nuk më kanë bërë aq mirë. E kam humbur ritmin nga pushimi, pra nuk ishte një zgjidhje perfekte“.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Teuta, Durrsakët me 10 lojtarë. Bicaj ndëshkohet me karton të kuq

Delo.autor

“KJO ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Rasti Griezmann-Dembele kthehet në çështje diplomatike (VIDEO)

Delo.autor

“GJITHÇKA ËSHTË NË KAOS”/ Dalin 3 data per Serie A, virologu: Mos rinisni kampionatin!

Delo.autor

Leave a Comment