Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ylli i Juventusit dëmtohet në stërvitje, ja sa rrezikon

Douglas Costa nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventus për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave ndaj Atletico Madrid, këtë e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën në orën 21:00 pas fitores 2-0 të Atletico-s në Wanda Metropolitana.

“Douglas Costa nuk do të jetë në dispozicion pasi është dëmtuar në stërvitje,” shprehet Allegri për Sky Sport Italia mbrëmjen e së hënës.

Mesfushori brazilian nuk ka luajtur për Juventus që prej 2 shkurtit.

Alex Sandro është i pezulluar, ndërsa Sami Khedira, Mattia De Sciglio dhe Juan Cuadrado janë të dëmtuar.

Skuadra e Juventus për ndeshjen ndaj Atletico Madrid: Szczesny, Perin, Pinsoglio; Chiellini, Caceres, Bonucci, Joao Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ “Katalanasit” dorëzojnë ofertën e madhe për Neymar, PSG merr vendimin final

Delo.autor

Roma-Barcelona/ Formacionet zyrtare, italianët besojnë te mrekullia

Sadik.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E AGUEROS/ Ish-shoku i skuadrës Clichy: Jam shumë i sigurt se do të shkojë në…

Delo.autor

Leave a Comment