Futboll Premier League Sport

NË 299 NDESHJE TË ZHVILLUARA/ Premier League drejt rekordit historik, ja statistikat e frikshme

Ky nuk është vetëm një sezon rekordesh pikësh në Premier Ligë, por edhe një nga më të bukurit për sa i përket numrit të golave që po shijojmë këtë edicion.

Ndërsa Siti dhe Liverpuli pritet të luftojnë deri në fund për vendin e parë, lojtarët e 20 klubeve të Premier Ligës po shënojnë më shumë se kurrë.

Në 299 ndeshjet e zhvilluara deri në këto momente, janë shënuar 847 gola, mesatarisht 2.83 gola për ndeshje dhe kjo është mesatarja më e lartë e golave për ndeshje në 27 vitet e historisë së Premier Ligës, duke thyer në këtë mënyrë edhe rekordin e sezonit 2011-12, prej 2.81 golash për ndeshje.

Gjashtë lojtarë kanë shënuar 15 gola ose më shumë këtë sezon. Serxho Aguero, Mohamed Salah, Pierr-Emerik Obamejang, Herri Kejn, Sadio Mane dhe Rahim Sterling, e kanë kaluar të gjithë këtë shifër.

Related posts

ROONEY “FLAK” RONALDON: Ja SKUADRA dhe FUTBOLLISTI më i mirë në botë

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Brdariç: Mos lëmë hapësira për të marrë lojtarë të tjerë, sepse…

Delo.autor

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

Delo.autor

Leave a Comment