Futboll La Liga Sport

NË FUSHË DHE JASHTË SAJ/ Coutinho është zyrtarisht “viktimë” e yllit francez

Sezoni i mirë që është duke bërë Ousmane Dembele nuk po kalon pa u vënë re. Njëri nga “viktimat” e punës së tij të madhe ka qenë Philippe Coutinho, i cili ka humbur terren në formacionin startues katalanas në favor të anësorit francez.

Kjo situatë në fushën e blertë është pasqyruar në raport të drejtë edhe në aspektin ekonomik, sepse, siç është publikuar nga portali i specializuar “Transfermarkt”, në përditësimin e tij të fundit të vlerave të tregut të lojtarëve, Ousmane Dembele e ka tejkaluar brazilianin Coutinho. Këtu kihet parasysh çmimi i të dyve në rast të një transferimi hipotetik.

Dembele vlerësohet 120 milionë euro në merkato, me 40 milionë euro rritje si çmim kartoni; ndërsa Coutinho ka pasur lëvizje në drejtim të kundërt. Çmimi i kartonit të tij ka shkuar nga 140 milionë euro, sa e bleu Barcelona, në rreth 100 milionë euro tani. Deri në fund të sezonit mund të ndryshojnë gjërat, por tani për tani francezi e ka fituar betejën me Coutinho në fushë dhe në merkato.

Related posts

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Sulmuesi Grezda: Situatë e vështirë, të marrim shembull ndeshjen me Turqinë

Isa.Autor

Heynckes SHOKON kombëtaren e gjermanisë, me deklaratën për kapitenin e “Pancerave”

Sadik.Autor

Numancia – Real Madrid, njihuni me formacionet e mundshme (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment