Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË “EL CLASICOS” SË DYTË/ Barcelona me motivim ekstra, ja çfarë synon pas 87 vitesh

Me gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, të fituar nga katalanasit, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen nesër në ”El Clasico” e dytë radhazi në fare pak ditë. Qasja dhe qëllimet do të jenë të ndryshme për dy “armiqtë” e mëdhenj të La Liga-s. Të bardhët do të përpiqen të gëzojnë “popullin” e tyre të zhgënjyer, pas disfatës 3-0 në mesjavë, në Kupën e Mbretit; ndërsa katalanasit kërkojnë të likujdojnë përfundimisht rivalin e përjetshëm nga gara e titullit, si dhe të parandalojë afrimin e Atletico Madridit në klasifikim.

Përtej pikëve, që diskutohen në “Santiago Bernabeu”, përplasja e kësaj të shtune është edhe një sfidë, sa i përket klasifikimit historik të “El Clasico”. Deri më sot, pas 241 klasikeve në garat zyrtare, Barcelona dhe Real Madridi janë në barazpeshë të plotë; me 95 fitore. 51 ndeshje të tjera mes tyre përfunduan në barazim. Kështu, nëse dalin fitimtar të shtunën, katalanasit do të jenë para Real Madridit për herë të parë në 87 vitet e fundit.

Me një fjalë, ekipi i Valverde ka një nxitje ekstra për të triumfuar sërish në “Santiago Bernabeu”, aty ku fituan 3-0 të mërkurën. Deri në vitin 2003, Barcelona kishte fituar vetëm 13 klasike në kryeqytetin spanjoll. Nga viti 2004 e deri më sot, katalanasit kanë ituar 12 nga 24 klasiket e luajtura si vizitorë në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

‘Dhimbja’ për largimin e Neymar kaloi, braziliani nuk i mungon askujt në ‘Camp Nou’

Q.Autor

FINALJA E “EURO 2020″/ Lojë çiftesh në Itali-Angli, ja repartet ku pritet të ketë “duele të zjarrta”

Delo.autor

Hazard i “papërmbajtshëm” në fitoren e parë të Chelseat në vitin 2018

Q.Autor

Leave a Comment