Futboll La Liga Sport

PAS LARGIMIT TË CR7/ Perez nxjerr në shitje yllin kryesor të Real Madridit…

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit dhe këtë e ka vendosur vetë presidenti, Florentino Perez, sipas asaj që ka raportuar spanjollja “AS”.

Sulmuesi dështoi të tregojë se është lider pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe tani ka përfunduar në stol edhe pse ka lojtarë të rinj konkurrentë. Sjellja e tij në ndeshjen ndaj Levante ndaj shokëve të skuadrës ishte e rëndë, aq më tepër që në ato minuta që luajti performanca e tij ishte shumë e dobët.

Thibaut Courtois e kritikoi hapur uellsianin para disa ditësh, duke thënë se ai nuk i bashkohet skuadrës në darkat e grupit. Ndërsa ish-trajneri i Realit dhe Uellsit, John Toshack tha se Bale duhet të tregojë respekt për tifozët e “Los Blancos” duke mësuar të flasë spanjisht.

Bale u bashkua me Real Madridin në verën e vitit 2013 nga Tottenham dhe ka fituar katër Champions League gjatë kësaj kohe. Teksa këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 20 ndeshje nga 29 në La Liga dhe ka shënuar vetëm 7 gola, por në shumë ndeshje është aktivizuar si zëvendësues.

Related posts

ANALIZA NË BAZË TË STATISTIKAVE/ Ja cili futbollist është më i ngjashëm me Messin

Delo.autor

VLERËSOHET 50 MILIONË EURO/ Por mund të largohet falas. Reali dhe Barça nisin “luftën” për lojtarin e Bajernit

Delo.autor

NË ANGLI ËNDËRROJNË PËR YLLIN E JUVENTUS-IT/ Trajneri Vieira: Do të ishte një goditje e madhe

Delo.autor

Leave a Comment